“Gruaja më dinake ndonjëherë” është konsideruar nga burri i saj një 65-vjeçare e cila u hoq si e verbër, në mënyrë që të përfitonte 1 milion paund.
John Pomfrey, 60 vjeç, nuk e kishte idenë se gruaja e tij Christina, 65 vjeç, e kishte gënjyer për plot 15 vjet për faktin se ajo ishte e verbër. Për ta kamufluar sa më mirë mashtrimin e saj gruaja lëvizte në një karrige me rrota. Por Christina Pomfrey u kap nga hetuesit duke ecur e pa shoqëruar në një supermarket. Ajo përdorte dy identitete dhe në saj të mashtrimit si e verbër arriti të merrte mbështetje financiare nga shteti duke përfshirë dhe një banesë strehimi.
Një gjykatë vlerësoi se duke shfrytëzuar paaftësitë e saj, ajo kishte arritur të përfitonte plot 1 milion £.