Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Pogradecin, ku një 49-vjeçar masakroi gruan e tij, flet për herë të parë i biri.
Emiljano mekolli shprehet se babai konsumonte alkol dhe se gjithmonë i ka dhunuar ata, teksa shton se me nënën ka pasur marrëdhënie shumë të mira.
“Me mamin i kisha marrëdhëniet shumë të mira ndërsa me atë horrin që nuk dua as ti përmend emrin. Ai konsumonte alkool dhe më dhunonte barbarisht mua dhe mamin të ciles ia fal jeten time. Jemi larguar shpesh nga shtëpia për këtë arsye. Dua të flas me gjykatësin që do të gjykoj atë horrin dhe ta dënoj me vdekje. Këtë meriton ai. Kur jemi larguar kam qenë unë që i kam kërkuar mamit të ktheheshim në shtëpi. Është faji im. Ne jetonim në kushte të vështira . Ai pinte alkol dhe mami im vetëm punonte. Ai është mashtrues dhe gënjen që do të përbaltë emrin e mamit. Ajo ishte gruaja më fisnike që e donin të gjithë. Më dhemb shpirti që nuk mora pjesë në varrimin e saj”, thotë ai. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post