Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me debatin e ashpër që pati me kreun e qeverisë Edi Rama, në seancën plenare të së enjtes. Rama ndër të tjera i tha Berishës pyetjes që ky i fundit i bëri se nëse bashkëshortja e tij ka aksione në “ABI Bank”, se i ka hyrë në në jetën personale. Po ashtu ai iu drejtua Berishës duke thënë: “Ti gruas sime i ha atë që s’thuhet”.
Mbrëmjen e sotme, ish-Kryeministri në një intervistë për “Ora News” u shpreh se nuk e sulmoi Ramën në aspektin personal, por ishte ai që e ktheu në personale. Kjo sipas Berishës ndodh gjithmonë sa herë kur ai kapet duke vjedhur.
“Jeta ime si mjek ka qenë jetë psikologu. E tërë jeta e mjekut është jeta e një psikologu dhe vetvetishëm psikologjia është një pasion. Tani të vijmë tek gjuha.
Në mënyrë absolute kemi të bëjmë me një person të dezekuilibruar. I bëra një pyetje që do t’ia bënte çdo qytetari të këtij vendi pasi zonja e tij në konflikt flagrant interesi u emërua anëtare e bordit të Abi Bank, një muaj pasi zt.Ballta, me vendim të burrit të zonjës Rama u emërua anëtar i bordit të AIDA-s. Ky e emëroi atë anëtar të AIDA-s, ky tjetri emëroi zonjën Basha në bord.
I thashë: Ka opsione apo aksione, zonja Ram në ABI Bank, dhe çfarë përgjigje mora… Unë nuk i përmenda djalin, atij, por ka diçka. Ai sa herë që kapet në vjedhje, vjen aty dhe thotë më ke përmendur djalin. Unë e pyeta për aksione e opsione, por ai e ktheu në personale.
Mero Baze i boton dy dosje. Njërën atë të djalit, ku ky thotë që s’është i imi dhe aludon për të atin. Po ku e ka poshtërsinë ky? Poshtërsia qëndron se kur i kërkojnë që të bëjë analizën, ai mohon. Unë të atin e tij e kam quajtur xhelat, pasi ka firmosur vrasjen e Havzi Nelës.
Ai u tha shqiptarëve që Sli Berisha është kaq i ligë sa më akuzon për këtë problem, por nuk e kam publikuar unë këtë, por e ka bërë Mero Baze. Do të thoni ju a do ta kurseja po ta kisha këtë informacion? Në mënyrë absolute jo, ai është një njeri publik, por realiteti është se nuk e kam botuar unë atë dosje”, – tha Berisha.
(B.B/ Faxweb.al)