Pas publikimit të platformës së përbashkët nga partitë shqiptar, lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka deklaruar se këtyre partive po u ushtrohet presion.
Në një intervistë për “Dnevnik”, Gruevski është shprehur se BDI-së po i ushtrojnë presion në lidhje me PSP-në.
“Sepse sipas informatave të mia, që nuk i kam marrë një BDI por nga miq të tjerë të përbashkët, dikush u ushtron presjon. Siç ushtronin presjon ndaj BDI dhe PDSH gjatë negociatat në qershor-korrik 2015 që të na bëjnë të ditur se nëse nuk mbështetim krijimin e PSP-së, njëra do të dal nga qeveria dhe tjetra nuk do të hyjë, në atë moment do të krijohej një situatë e vështirë dhe kriza do të thellohej akoma më shumë Dolëm në zgjedhjet që askush nuk i kontestoi dhe morrëm legjitimitetin. Ne kemi një fitues të qartë dhe një humbës, me pozicione të qarta për shumë çështje duke përfshirë edhe PSP.”, ka thënë Gruevski.
Ndërkohë ai ka shtuar se do të mundohet të formojë qeverinë por “jo me çdo çmim”.
“Nëse gjithçka shkon sipas rendit dhe kushtetutës në Maqedoni do duhej të formojë qeverinë, nëse thyhen rregullat gjithçka është e mundëshme”, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE. (D.D/Shuplaka)