Në një artikull të sajin gazeta gjermane “Budesdeutsche Zeitung” shkruan se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës “po bëjnë gati tanket për të luftuar me Rusinë”, duke iu referuar faktit se në qytetin port gjerman, Bremerhafen kanë mbërritur 3 anije që transportojnë 2800 tanke dhe 4200 ushtarë, 400 automjete të blinduara, që konsiderohet edhe si përforcimi më i madh ushtarak në Europë që nga Lufta e Ftohtë.
Mësohet se armatimet dhe trupat janë të destinuara të përforcojnë mbrojtjen e kufirit të Polonisë dhe gjithë Europës.
“Këto trupa dhe armatimet i përkasin Brigadës së Tretë të Divizionit të 4-t të këmbësorisë në Colarado që kanë nisur marshimin e tyre në Evropën Lindore prej disa javësh”, ndërsa theksohet se gjithçka ndodh në kuadër të operacionit të koduar “Zgjidhja e çështjes së Atlantikut”.
Armatimi do të niset në drejtim të kufijve rusë me 900 vagonë, gjatësia e të cilëve shkon në 14 kilometra, siç theksoi përfaqësuesi i komandës së Budesverit në krahinën federale Brandenburg.
“Nga 7 janari deri në 16 transportimi i pajisjeve ushtarake do të bëhet me tre trena”,- shtoi ai. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”662″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]