Shqipëria ka shanse reale për tu kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Botëror.
Pas 6 ndeshjeve në Grupin I, kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë me 12 pikë, 1 më shumë se Polonia e vendit të tretë dhe 4 më pak se Angtlia kryesuese.
Ndërkohë për sa i përket Hungarisë, kundërshtar të cilin e mundëm më 5 shtator, ata momentalisht ndodhet në vendin e katërt me 10 pikë të grumbulluara.
Pa dyshim, për të arritur kualifikimi, që mund të na çonte në fazën “play off” mes vendeve të dyta në grup, Shqipërisë i duhet të mposhtë Hungarinë dhe Poloninë në ndeshjet e mbetura.
Dy sfidat e tetorit janë vendimtare për skuadrën e Rejës që do të përballet me dy kundërshtarë direkt që synojnë vendin e dytë.
Nëse Shqipëria fiton në Hungari si dhe fiton më pas me Poloninë në “Air Albania” shanset për vendin e dytë do të shtoheshin shumë. Në rast se gjithçka shkon sipas parashikimeve dhe Shqipëria i mbyll eliminatoret në vendin e dytë atëherë skuadra kuqezi do të luajë sfidën e fundit dhe vendimtare në “Play Off”.
Renditja:
Të gjitha ndeshjet e ardhshme të Grupit I: