11:14 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grushti i kampionit, Amarildo Bakaj fiton me një goditje! Ekipi tërheq kundërshtarin, arena në Londër kuqezi

22:15 | 15/09/2024
në Aktualitet, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grushti i kampionit, Amarildo Bakaj fiton me një goditje! Ekipi tërheq kundërshtarin, arena në Londër kuqezi

Këtë të dielë boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ia ka dalë të sigurojë fitoren e 12-të në boksin profesionist (11 me K.O). Lezhjani mposhti në “Harrow Leisure Centre” të Londrës rivalin nga Gana, Mawuli Folivi.

Gjithçka zgjati katër raunde dhe u desh një grusht kampioni që Bakaj të rikthente gjithçka në favor të tij, për të fituar edhe këtë duel. Duhej raundi i katërt (respektivisht 1 minutë e 39 sekonda) që Amarildo të godiste fort dhe të bënte që ekipi i ganezit të hidhte flamurin e bardhë të dorëzimit në ring.

Paçka se e nisi ndeshjen jo mirë dhe rivali po kryesonte me pikë, Amarildo Bakaj përmbysi gjithçka me një grusht, duke shprehur lumturinë pas përballjes.

“Kundërshtari ishte i fortë, e dija. Prita deri në momentin e fundit për ta befasuar, ia dola. Jam 25 vjeç dhe kam ëndrra të mëdha në këtë sport, ia lë Zotit dhe ai e di se çfarë dua. Kam dëshirë të bëj krenar shqiptarët.

Në raundet e para rivali ishte para me pikë, prita dhe doja një grusht, si sniper që ta hidhja në tokë. Dua të falenderoj shqiptarët, i jam borxhli që kanë ardhur kanë mbushur arenën në Londër”, tha Bakaj.

Pak javë më parë vëllezërit Amarildo dhe Robert Bakaj fituan në Lezhë tituj ndërkombëtare në boks.

Pas

Tentativë rrëmbimi ndaj një vajze të vogël në Tiranë? Reagon zyrtarisht policia

Para

Mickoski “gjunjëzohet” para Vuçiçit dhe Orbanit! Hungaria ndërmjetësja e fshehtë e Kinës në kredinë prej 500 milionë eurosh për RMV

Para
Mickoski “gjunjëzohet” para Vuçiçit dhe Orbanit! Hungaria ndërmjetësja e fshehtë e Kinës në kredinë prej 500 milionë eurosh për RMV

Mickoski “gjunjëzohet” para Vuçiçit dhe Orbanit! Hungaria ndërmjetësja e fshehtë e Kinës në kredinë prej 500 milionë eurosh për RMV

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që qëlloi me plumb në kokë veten në Vlorë

Kryeministri Rama pret Presidentin e Emirateve: “Erdhët si një i afërm i dashur, që nuk i shkëput fijet e dashurisë”

PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe Durrësit, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankesën e demokratëve

Zbulohet Zënie e Paligjshme e Hapësirave Publike në Golem, Procedohen 4 Shtetas

Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

Kërkon lirinë nga burgu, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Ilir Metën

Situata e Zjarreve në Vend/17 Vatra në 24 Orët e Fundit, 4 Ende Aktive

Zbulohen parcela me kanabis, procedohen 3 zyrtarë për shpërdorim detyre në Shkodër

Aksident në Durrës, automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet: Në 3 ditë inspektuam 87 subjekte, bllokuam 20 ton mallra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.