Një pjesë e rëndësishme e rikuperimit të pikëve nga ana e Manchester City në javët e fundit të Premier, është meritë e një futbollisti të vetëm të skuadrës. Kështu mendon trajneri Pep Guardiola.
Sipas spanjollit, ky lojtar është Bernardo Silva. “Për momentin është e pamundur ta lësh jashtë formacionit Bernardo Silvën, – ka thënë trajneri katalanas pas fitores 0-2 në fushën e Evertonit. Për momentin, në fushë do të jenë Bernardo, plus dhjetë lojtarë të tjerë. Nuk e di çfarë ka ndodhur gjatë kampionatit, por në çdo ndeshje që ka luajtur, ka qenë perfekt. Thjesht perfekt”.
Portugezi luan në disa role në fakt dhe Guardiola tani i beson gjithmonë e më shumë, shkruan Vipsport.al. Jo vetëm golat, por edhe asistet dhe hapësirat që krijon për sulmuesit, e bëjnë Bernardo Silvën një nga titullarët më të rëndësishëm të “qytetarëve”.