Në muajin gusht janë shënuar dhjetra ngjarje kriminale si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 7 persona si dhe janë plagosur 6 të tjerë.
Për të folur për këtë temë për Fax News ka folur Arben Hajdarmataj, ish-drejtues i Policisë së Shtetit i cili theksoi ndër të tjera se shkak është puna e Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve kriminale, të cilën e konsideroi sin ë nivelin minimal.
“Po të analizojmë të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në muuajin që lamë pas, mendoj se Policia ka pasur mundësinë e rasteve të parandalimit, pasi autorët por edhe viktimat kanë qenë përgjithësdisht persona me precedent penal. Por si gjithmonë Policia bën shoë dhe nuk merret me individët dhe goditjen e atyre që njihen si problematik”.
Duke fulor për strategjinë që duhet të ndjek Policia në luftën kundër krimit dhe parandalimit të tij, Hajdarmnataj tha se duhet të çlirohet nga ndikimi politik, por edhe të bashkëpunojë ngusht me Prokurorinë.
“Unë mendoj se Policia e Shtetit duhet të çlirohet nga ndikimi politik, të ngrejë imazhin e saj dhe të rris besimin tek publiku, sepse në fund të fundit edhe për krimet e rëndomta, qytetari të ketë besim se nëse i telefonon policisë, ky informacion të mos rrjedhi. Ky besim ka rënë në minimum, sepse Policët janë të lidhur me grupet kriminale, se nëse Policia nuk mundet të godas djalin e deputetit apo manipulon ngjarjet ku ata janë të përfshirë, çfarë mundësie mund të ketë që qytetarët të besojnë tek puna e tyre.
Një pikë tjetër është bashkëpunimi i Policisë me Prokurorinë. Pa një bashkëpunim real dhe të frytshëm, nuk mund të ketë ulje dhe parandalim të kriminalitetit. Nga ana tjetër, duke marrë parasysh edhe procesin e vettingut, politika bën presion ndaj prokuroreve për dosje që janë të lidhura me to. Kjo situatë vjen edhe për shkak të klimës politike në vend që në fund të fundit ka një problem, se nëse vidhet në ndërtimin e një rruge, ka një efekt në të gjitha strukturat. Se kur vjedh kryeministri 20 mln euro, dikush thotë pse mos ti vjedh edhe unë 500 mijë lekë. Polica e Shteti ka të gjitha kapacitetet e mundshme qëe të parandalojë krimin”, tha Hajdarmataj ndër të tjera.
(F.GJ/FAXWEB.AL)