Shqipëria ia doli më së miri të merrte fitoren në transfertën e Bjellorusisë, teksa kuqezinjve iu mjaftuan dy golat nga ana e Cikalleshit dhe Bares. Kështu, mund të punojnë të qetë për ndeshjen e radhësm në shtëpi ndaj Lituanisë.
Por, edhe pas fitoreve ka kritika. Dhe, një të tillë e ka pasur Astrit Hafizi. Shkodrani për Supersport është shprehur se skema që përdor trajneri Reja, bën që lojtarët më të mirë të mos përdoren siç duhet dhe të bien “viktimë” e sistemit. Ndërsa, shton se Hysaj duhet ta pranoj se nuk e bën dot fazën sulmuese.
“Kjo lloj skeme që përdor Reja bën që lojtarët tanë më të mirë të bien “viktimë” e sistemit, pasi nuk mund të përdoren. Kemi Uzunin që nuk mund të luajë, kemi Çekiçin prapë. Hysaj është prapë jashtë loje me këtë lloj sistemi në një farë mënyre pasi nuk mund të japi më të mirën. Ai shkon në sulm dhe duhet ta pranojë vetë që nuk di ta bëj atë gjë. Sapo u fut Roshi dhe doli në krahë pastaj, ngriti kokën, e pa
Baren dhe i dha pasimin.
Nuk ke krahët që të fusi në lojë me këtë skemë të Rejës. I vetmi lojtar me këtë skemë me tre mbrojtës
për t’u përdorur ishte Agolli, që ishte i saktë, konkret dhe shkonte gjithmonë për të marrë krahun dhe për të krosuar. Ne në fushë kishim dy sulmues dhe nuk kishim lojë sulmuese. Kjo është e gjitha, ndoshta 3-4-3 mund të fuste në lojë futbollistët e tjerë më të mirë, nëse nuk lëvizet nga tre mbrojtës”, u shpreh Hafizi.