00:38 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hahn thirrje opozitës të kthehet në Kuvend, Bushati: Të hapur për dialog

16:29 | 14/11/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e komisionerit Hahn për negociatat, Rama: Shqipëria i plotësoi kërkesat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka marrë pjesë në Takimin e 10-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, ndërsa në një dalje për mediet është shprehur se është diskutuar për progresin e Shqipërisë dhe atë që duhet vijuar më tej.

“Diskutuam për progresin që Shqipëria ka bërë në luftën ndaj korruspionit dhe krimit të organizuar.

Roli i Shqipërisë në rajon është një ndër çështjet për të cilën ndajmë të njëjtin qëndrim me Bashkimin Europian”, – tha Busahti, ndërsa shtoi: “Po ndërtojmë një arkitekturë të re të sistemit të drejtësisë”.

Më tej ai u shpreh: “Gjatë diskutimeve në Takimin e 10 të Këshillit të Stablizim Asociimit me BE-në, siguruam se qeveria është e vendosur për të vijuar me procesin e reformave, në atë në drejtësi dhe reformën zgjedhore dhe për të vijuar dialogun me BE-në”.

Bushati u shpreh se pavarësisht reformave të ndërmarra kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka ende shumë për tu bërë. Teksa u ndal tek operacionet e fundit të policisë, ai tha:

“Operacionet për goditjen e bandave janë inkurajuese dhe më vjen mirë që përfaqësuesja e lartë e BE e përmendi këtë fakt. Instancat ligjzbatuese janë në një front. Do të vijojmë më teje dhe me zbatimin e ligjit për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Çështje e dytë të cilët ndajmë një pikëpamje të plotë me BE ka të bëjë me rolin e Shqiërisë në Rajon. Faktin që Shqipëria e linjëson qëndrimin e saj me BE nuk është proces mekanik, është një proces që buron nga zgjedhjet strategjike. Gjatë diskutimeve në takimin e 10-të stabilizim asoocimit, dhamë mesazhin për të mbajtur hapur derën për bashkëpunim me forcat politike. Jemi pro reformave. Me qershorin e 2019-ës bashkë me KE dhe vendet e BE të punojmë të gjithë sëbashku, që këtë histori ta kthejmë në histori suksesi”.

Nga ana tjetër, eurokomisionier Johannes Hahn, u shpreh se Shqipëria ka treguar angazhim të vazhdueshëm në luftën ndaj korruspionit dhe krimit të organizuar, ndërsa vlerësoi ecurinë e reformës në drejtësi.

“Ne jemi të inkurajuar nga reformat e bëra. Kemi dëgjuar që disa nga prokurorët kanë kaluar në procesin e Vettingut. Duhet që reforma në drejtësi të tregojë rezultate konkrete”, – tha si, ndërsa shtoi se “Shqipëria është një shembull i madh për vendet në rajon”. Ai u shpreh se është bërë progres në fushën ekonomike.

Më tej ai u ndal edhe tek bojkoti i Kuvendit nga opozita, ku u shpreh se ajo duhet të heqë dorë nga bojkoti dhe të kthehet në Parlament.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Dënimit i gupit “Shullazi”, reagon dhe Ambasada Britanike: Krimi i rëndë dhe i organizuar vazhdon të përkeqësojë…

Para

Dritëhijet e pavlefshmërisë së konkursit për komisar

Para
Dritëhijet e pavlefshmërisë së konkursit për komisar

Dritëhijet e pavlefshmërisë së konkursit për komisar

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.