Mbrëmjen e djeshme ka pasur një situatë të tensionuar në Kukës, ku disa qytetarë mbështetës të opozitës pretendojnë se janë kërcvënuar me armë nga vëllai i Safet Gjicit.
Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllain e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij.
Në ndihmë të tyre kanë ardhur mbështetës të opozitës, të cilët kanë bllokuar mjetin, ku në vend të parë shihet vëllai i Gjicit, ndërkohë që shoqëruesi i tij, në momente tensioni, shpërthen në një fjalor banal.
“Hajde, hajde më ha k****”, dëgjohet që t’iu thojë mbështetësve të opozitës shoqëruesi i vëllait të Safet Gjicit.
Ndërkohë, pas këtij incidenti reagimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm.
Ata janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Kukësit në mbështetje të dy kushërinjëve të këcënuar me armë para banesës së tyre.
Është dashur ndërhyrja e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati për të shtensionuar situatën para Drejtorisë së Policisë Kukës, situatë e cila mund të shkonte në përplasje mes palëve.
Kandidati Admir Sinamati dënoj aktin e shëmtuar të vëllait të kundërshtarit të tij politikë dhe tha se kjo situat ka ardhur si shkak i tensionimit të gjendjes, presioneve të vazhdueshme, blerjes së votës e deri tek përdorimi i armëve ndaj banorëve nga mbështetësit e familjarët e Safet Gjicit.