Çështja e demarkacionit duket se Haradinajt i përveç problemeve politike i ka shkaktuar edhe një përplasje me gazetarët në Kosovë.
Haradinaj duket se është acaruar nga një pyetje e një gazetarejë në Kosovë rreth demarkacionit dhe i ka quajtur gazetarët të pashkollë.
Pyetja kishte të bënte me qëndrimin e SHBA-së rreth shkarkimit të komisionit për përcaktimin e kufijve. SHBA dje kishte deklaruar se Kosova nuk humb territor dhe I qëndronte marrëveshjes së parë.
Kjo ka bërë që disa prej gazetarëve të ndihen të fyer. Ndërkohë ish-gazetarja, tani deputete e PDK-së, Arbana Xharra ka thënë që Haradinaj duhet t’u kërkojë falje gazetarëve pasi kur vjen pun ate shkolla politikanët janë të fundit që mund të flasin për këtë temë.
“Kryeministri duhet me iu kerku falje te gjithe gazetareve te Kosoves”, shkruan Xharra. (B.H/Shuplaka)