I nominuari për Kryeministër i koalicionit PDK, AAK dhe Nisma Ramush Haradinaj ka deklaruar se është bërë bashkë në koalicion me PDK dhe Nismën për t’i dhënë vendit një qeverisje e cila do marrë vendime të mëdha për vendin.
“Jemi bërë bashkë per t’ia dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha për vendin”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj u shpreh gjithashtu se qeveria e tij do ta mbrojë produktin vendor. Ai këto deklarata i bëri në fushë kosovë, ku ka qenë së bashku më partnerin e koalicionit Kadri Veselin.
“Qeveria që vjen, do ta mbrojë produktin vendor. Se ky përcaktim është i drejtë, u binda edhe sot në vizitën që i bëmë Fabrikës farmaceutike “TREPHARM” në Fushë Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Në Kosovë zgjedhjet do të mbahen në 11 qershor. Haradinaj shihet si pretendenti kryesor për t’u bërë Kryeministër. Këtë detyrë ai e ka mbajtur edhe më parë për mjë periudhë 3 mujore në vitin 2004. Ai dha dorëheqje pas akuzave të ngritur nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post