KQZ u bëri sot thirrje ekspertëve kontabël të bëhen pjesë e monitorimit të financimeve të partive politike.
Gjatë një deklaratë për shtyp Drilona Hoxhaj, zëdhënësja e KQZ bëri publike thirrjen për ekspertët kontabël.
KQZ tha sot se bazuar në rëndësinë e financimeve të partive gjatë fushatës politike u bëhet thirrje ekspertëve kontabël të ofrohen për monitorimin e financimeve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.
Deklarata për mediat:
“Bazuar në rëndësinë e financimeve të partive gjatë fushatës politike u bëjmë thirrje ekspertëve kontabël të ofrohen për monitorimin e financimeve të partive politike. Ekspertët e regjistruar përveç kushteve që disponojnë duhet të plotësojnë edhe kushtet e kërkuara nga KQZ.
Pas shfaqjes së inetresit nga ekspertët kontabël do të përcaktohen dhe ekspertët për të bërë monitorimin e financimeve të partive. Janë të lutur ekspertët kontabël që të rregjistrohen pranë KQZ.”
(M.D/Shuplaka)