17:55 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës”, Vokshi i nxjerr videon kryeministrit, çfarë thoshte ai 4 vite më parë për naftëtarët

16:41 | 28/10/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës”, Vokshi i nxjerr videon kryeministrit, çfarë thoshte ai 4 vite më parë për naftëtarët

Ditën e sotme kryeministri Rama vijoi thirrjet ndaj grave naftëtare për të hequr dorë nga greva e urisë nëse ato duan të ulen në bisedime me të.

Në lidhje me këtë fakt ka reaguar dhe ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila ka shpërndarë në facebook një video të kryeministrit Rama të 4 viteve më parë, ku ai i premtonte naftëtarëve se do të merrnin pagat e prabambetura dhe do të riktheheshin me kontrata në vendin e punës.

Duke demaskuar fjalët e Rams me gjendjen e naftëtarëve, Vokshi i bën thirje kryeministrit të paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit për naftëtarët.

Postimi i plotë: Edi Rama të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh. Askush s’i beson më atij, pasi ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura.

Në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli. I la burra e gra të pashpresë me arrogancën e një kryeministri që nuk di çfarë do të thotë të mos kesh mundësi t’u japësh darkë fëmijëve.

Gratë greviste në Ballsh janë në të drejtën e tyre.

Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.

Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit.

Pas

Rriten shifrat e personave të infektuar me Covid-19, 6 qytetarë ndërrojnë jetë

Para

Akuzat për manipulim gare, BKH reagon pas kallëzimit të një prej kandidatëve: Ja si bëhet përzgjedhja

Para
7 oficerë të skualifikuar kallëzojnë penalisht Komisionin e Vlerësimit, mes tyre dhe prokurorët e SPAK

Akuzat për manipulim gare, BKH reagon pas kallëzimit të një prej kandidatëve: Ja si bëhet përzgjedhja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prokuroria Speciale shpall në kërkim ndërkombëtar Milan Radojiçiç për sulmin në Banjskë

Trump mendohet për bashkimin në misionet ushtarake kundër Iranit, ndërkohë që i thërret Netanyahu të vazhdojë operacionet

Avionat iranian zbarkojn në Oman/ A po arratiset presidenti?

Bledi Shkëmbi mbyll kapitullin me Tiranën, ofertë nga Maqedonia e Veriut

INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024

Pirro Vengu: Teknologji moderne me përdorim të dyfishtë, prioritet për modernizimin e Forcave të Armatosura

Plagosja me gomone në Gjipe/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për drejtuesin e gomones që plagosi turistin gjerman

Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.