Kapiteni i Anglisë, Harry Kane do të mungojë në miqësoren e së shtunës kundër Brazilit dhe është “jashtëzakonisht i dyshimtë” për t’u përballur me Belgjikën javën e ardhshme.
Kane pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës duke luajtur për Bayern Munich në fitoren e tyre 5-2 ndaj Darmstadt fundjavën e kaluar dhe nuk do të rrezikohet për takimin me Brazilin në Wembley. Ish-sulmuesi i Tottenham gjithashtu përballet me mundësinë që të humbasë miqësoren e së martës kundër Belgjikës në Wembley. Kjo do të jetë ndeshja e fundit përpara se trajneri i Anglisë, Gareth Southgate të emërojë skuadrën e tij për Euro 2024, megjithëse Kane nuk shqetësohet për vendin e tij në fluturimin për në Gjermani në qershor.
Mesfushori i Ajax-it, Jordan Henderson dhe sulmuesi i Chelseat, Cole Palmer, mbeten me skuadrën e Anglisë, por ata gjithashtu janë anashkaluar nga lëndimet për përballjen kundër Selecaos. Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka, u tërhoq nga skuadra e Southgate për shkak të lëndimit të enjten.
“Nesër nuk janë Harry Kane, Jordan Henderson, as Cole Palmer,” tha trajneri i Anglisë.
“Unë do të thoja që Cole dhe Hendo kanë një shans më të mirë për Belgjikën sesa Harry. Ai do të ishte jashtëzakonisht i dyshimtë për këtë.”