Arrestohen 4 persona dhe procedohen 2 zyrtarë pas sekuestrimit të 40 fidanëve të mbjellë në një zonë të pyllëzuar në Gjormë të Vlorës.
Gjithashtu efektivët arritën të sekuestronin dhe 100 kubike të kultivuara me fara kanabis.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit S. Z., 24 vjeç, banues në Vlorë; D. H., 25 vjeç, banues në Llakatund; A. B., 34 vjeç, banues në Peshkëpi; P. K., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje u proceduan penalisht për “shpërdorim detyre” shtetasi P. S., 49 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë kryeplak i këtij fshati dhe A. V., 56 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.
Njoftimi i plotë:
Operacioni masiv për parandalimin dhe ndalimin e qarkullimit të bimëve narkotike ka sekuestruar ditën e djeshme 40 fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar në Gjormë të qytetit të Vlorës.
Po nga kontrolli I territorit në këtë zonë, përveç fidanëve të kanabisit, bëhet e ditur se janë sekuestruar edhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis.
Ky operacion I mundësuar nga shërbimet e Komsiariatit të Policisë Vlorë kanë arritur të kapin në flagrancë 4 persona të dyshuar si përgjegjës për mbjelljën e fidanëve të kanabisit. Proçedohen penalisht shtetasit S. Z., 24 vjeç, banues në Vlorë; D. H., 25 vjeç, banues në Llakatund; A. B., 34 vjeç, banues në Peshkëpi; P. K., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje u proceduan penalisht për “shpërdorim detyre” shtetasi P. S., 49 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë kryeplak i këtij fshati dhe A. V., 56 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.
Ndërkohë duke u bërë shkak sekuestrimi I këtyre bimëve narkotike, kontrolli masiv I territorit vijon për gjetjen e bimëve të tjera të kultivuara.