Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se grupi qeveritar në krye me kryeministrin Albin Kurti duhet të japë llogari “për shtyrjen e vetèvrasjes” së studentit Agon Musliu. Ky i fundit po qëndronte në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Përveç kësaj, sipas Thaçit, qeveria Kurti duhet të japë përgjegjësi për rrezíkimin e jetës së Behgjet Pacollit.
“Unë mendoj se Grupi i Kurtit, Sveçlës dhe Vitisë duhet të sqarojë çështjen e rrezíkut të jetës që i kanosej zoti Pacolli gjatë fluturimit të tij në Prishtinë dhe pse ka devijuar zoti Pacolli në drejtim të Tiranës, sikurse ka përgjegjësi morale dhe ligjore të japin grupi i Kurtit, Vitia dhe gjithashtu Sveçla për shtytjen në vetèvrasje të studentit nga konviktet në Prishtinë si dhe seleksionimin politik të njerëzve se kush karantinohet e kush jo”, tha Thaçi.(A.M/Faxweb.al)