Avokatja dhe aktivistja Mirela Cela Jorgo është një nga zërat e njohur në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që me kalimin në pronësi të bashkisë, ka nxitur reagime të ashpra dhe përplasje për këtë të fundit.
Jorgo ka publikuar nërrjetet sociale një foto të aktorëve më të njohur shqiptarë disa prej të cilëve nuk jetojnë më por që kanë lënë gjurmë në historinë e Teatrit që kërkohet të shembet nga qeveria dhe bashkia e kryeqytetit por që nga ana tjetër prej më shumë se dy vitesh ka gjetur rezistencën e aktivistëve dhe artistëve për të mos e lejuar diçka të tillë.
Duke ju referuar deklaratave të anëtarëve të qeverisë se ata që mbrojnë Teatrin nuk janë artistë por trushplarë, Jorgo shkruan krah fotos se ‘këta janë krenaria dhe jo trushplarët’.
“Ju sigurisht keni shumëçka ndryshe nga opozita në rrugë, por keni dy gjëra që janë fatale, doni ta ktheni orën e historisë pas, dhe po të dy mendoni se pakica mund të marrë peng shumicën, mund të impononi jo me argument por me sulme. Janë fatale se në fund rezultojnë me hiç. Për sa i përket çështjes së Teatrit, zonja Hajdari sërish ju bashkoheni me ata që janë aty, ata nuk janë as politikanë e as korifej të artit, ata janë ca politikanë teatral të cilët gjithë jetën janë tallur, me vendin, veten e vendimet që kanë bërë.
Të jeni të bindur se Teatrit Kombëtar i Shqipërisë do të ngrihet aty më i mirë e më i bukur dhe më dinjitoz se kurrë. Nuk kemi pasur teatër, kanë qenë disa trushplarë që e mbajnë veten për korifenj, jo artistët që i përdorin. 98% e atyre që i kanë dhënë shpirt asaj skene do vazhdojnë të jenë aty. Shqipëria ka nevojë për një teatër të denjë kombëtar”, tha Elisa Spiropali dje në Kuvend.
(F.GJ/FAXWEB.AL)