Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, gjatë vizitës së tij të parë si president në Turqi.
Pritet që në diskutimin mes dy homologëve, të trajtohet edhe mbyllja e shkollave të Fetullah Gylenit në Kosovë.
Mediat kosovare shkruajnë se mbyllja e shkollave të Fetullah Gylen; procesi i njohjes së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara; Proceset në mes të Kosovës, UNESCO-s, NATO-s dhe Bashkimit Evropian; Tregtia e Jashtme Turqi-Kosovë, marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar më parë mes dy vendeve dhe heqja e taksave të dyfishta; Kush do të jetë ambasodori i ri i Kosovës në Turqi dhe Ndërtimi i xhamisë së re në kryeqytet, do të jenë pikat kyçe të bisedës mes Thaçit dhe Erdoganit.
Gazeta Metro shkruan se në Kosovë veprojnë plot 5 shkolla të financuara nga Gylen, por që pas këtë takim Ergogan t’i kërkojë Thaçit mbylljen e tyre. (D.D/Shuplaka)