Instituti i Shëndetit Publik ka dhëne një deklaratë për mediat lidhur me rastin e hemimit të më shumë se 100 personave në Bulqizë.(Lexo ketu)
Ndërkohë që dyshimet e para të mjekëve kanë qenë se helmimi ka ardhur nga uji kjo gjë është mohuar nga prefekti Dibrës (Lexo ketu).
ISHP në deklaratën për mediat ka mbështetur idenë se helmimi mund të ketë ardhur nga konsumimi i ujit.
“Një nga shkaqet e këtij helmimi mund të jetë konsumimi ujit nga banorët e Bulqizës. ISHP ka udhëzuar të mos konsnmohet uji. Numri i të helmuarve ka rënë ndjeshëm dhe deri më tani nuk janë konstatuar raste të rënda” është shprehur Rovena Daja specialiste e ISHP-së.
Hetimet po vijojnë akoma për zbardhjen e kësaj cështjeje dhe po vijojnë të bëhen analiza më të specializuara.