9 fëmijë janë helmuar në shkollën 9-Vjeçare në Shupenzë të Bulqizës, 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë në reaminacionin e Peshkopisë. Ndërsa një vajzë 18 vjeçare është dërguar me helikopterë në spitalin e QSUT-së në Tiranë.
Gisela Gjeka është sjell në Tiranë në reanimacion për mjekim më të specializuar për shkak të helmimit në shkollë.
FaxNews ka komunikuar me nënën e Gisela Gjekës, e cila është shprehur se ngjarja është e rëndë, por edhe më rëndë gjendja bëhet edhe fakti se familja nuk po merr asnjë informacion nga mjekët për vajzën e tyre. Gjithashtu familjarët nuk janë lejuar të vizitojnë 18 vjeçaren.
Ndërkohë, ISHSH shprehet se një lëndë kimike e shpërndarë në ajër ka sjell probleme tek nxënësit.
“Një lëndë e shpërndarë në ajër ka sjell probleme. Mbyllja e klasës do të mbahet e mbyllur deri në matjen e lëndës kimike. Do të mbahen nën vëzhgim të gjithë fëmijët.”
(K.H/Faxweb.al)