Ambasadori i SHBA-së në Kosovë. Jeffrey Hovenier ka reaguar mbrëmjen e djeshme duke deklaruar se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.
Hovenier u ndal tek vendimi per heqjen e dinarit serb nga BQK dhe mbylljen e komunave paralele ne Dragash, Peje, Istog dhe Klinë, duke theksuar se këto veprime po i rrisin në menyrë të panevojshme tensionet etnike.
Sipas tij, ky vendim do të ketë si pasojë kufizimin e mundësisë që SHBA-të të sherbejnë si avokues për Kosovën ne arenën ndërkombëtare.