01:13 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Heqja e mandatit të Agim Kajmakun/ Zëri i Amerikës: Shkresa e INTERPOLIT konfirmoi emrin Jorgo Toto. Ai u tradhtua nga…

14:58 | 01/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD fundos Agim Kajmakun, nxjerr dokumentet: Si u arratis nga drejtësia greke, rrezikon 10 vjet burg

Në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot shkarkimin nga detyra të kryebashiakut të Vorës Agim Kajmaku, pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin që ishte arrestuar në Greqi dhe se ndaj tij kishte patur një procedim penal në shtetin fqinj.

Vendimi, i cili u mor në unanimitet nga të 5 anëtarët e KQZ-së, hyn fuqi menjëherë me botimin e tij në Fletoren Zyrtare, ndërsa vetë zoti Kajmaku ka mundësinë dhe të një ankimimi.

Rasti i kryebashkiakut socialist u bë publik nga opozita. Ishte ajo që e akuzoi atë se kishte qenë i ndaluar në Greqi, në Janar të vitit 2003 nën emrin Jorgo Toto, dhe më pas solli dhe një sërë dokumentash në mbështetje të denoncimit të saj.

Kryebashkiaku socialist i Vorës, në mënyrë të përsëritur mohoi akuzat e Partisë Demokratike, dhe kur kjo e fundit tregoi pasaportën që ai kishte mbajtur me emrin Jorgo Toto, duke këmbëngulur se nuk është arrestuar ndonjëherë në Greqi e duke folur për një “sulm politik” të Partisë Demokratike ndaj tij. “Siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm. Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime”, shkruajti zoti Kajmaku në një nga postimet e tij në Facebook, në përgjigje të disa daljeve publike radhazi që Partia Demokratike bëri gjatë muajit gusht lidhur me rastin e tij.

Por ai u tradhtua nga shenjat e gishtave. Pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “Zyra Qendrore e Kombëtare e INTERPOL Tiranës, me shkresën Nr. 10709/6, datë 24/09/2019; ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga zyra homologe INTERPOL Athinë rezulton se nga krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve të shtetasit Agim Kajmaku, me gjurmët e gishtërinjve që ndodhen në databazen e të dhënave kriminale në Greqi ka përputhshmëri të plotë me ato të shtetasit Jorgo Toto”. Po sipas Prokurorisë, ishte provuar gjithashtu dhe nga verifikimet e vetë autoriteteve shqiptare se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njëjti person.

Ndonëse kishte mohuar përfshirjen e tij në rastin e arrestimit në Janinë, zoti Kajmaku, dorëzoi më pas në Prokurori, një vendim të Shtatorit të kaluar, të Gjykatës së Janinës në Greqi, e cila kishte shpallur të pafajshëm Jorgo Toton (alias Agim Kajmaku) për akuzën e falsifikimit të parave. Por dhe kjo lëvizje e fundit, nuk mundi ta shpëtonte atë. Kryebashiaku i Vorës, u penalizua nga fakti se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin që kishte qenë i arrestuar dhe se ndaj tij kishte patur një procedim penal në Greqi.

I pyetur nga gazetarët për vendimin e marrë sot ndaj kryebashkiakut të zgjedhur prej tij, Kryetari socialist dhe kryeministri Edi Rama, u mjaftua të thotë se “institucionet janë institucione”. Ky është rasti i dytë i një kryebashkiaku socialist që vërtetohet se ka fshehur të kaluarën, pas atij të Shkodrës Valdrin Pjetri, i cili dha dorëheqjen pa mundur as të hyjë në Bashkinë e Shkodrës, ndërkohë që nën akuzë është dhe kryebashkiaku tjetër socialist i Vaut të Dejës, Mark Babani./ Zeri i Amerikes

Etiketa: agim kajmakuzeri i amerikes
Pas

“Motra që do doja të kisha”, Alketa Vejsiu surprizon vajzën e Vera Grabockës

Para

Kishte tentuar të trafikonte drogë në port, arrestohet 52 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Para
Kakavijë/ Prangoset 30-vjeçari, akuzohet për trafikim të personave të mitur

Kishte tentuar të trafikonte drogë në port, arrestohet 52 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.