Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë e cila tha se ishte zhgënjyer ndaj deklaratës së kryeministrit Rama në Prishtinë kur foli për “president të përbashkët” mes Shqipërissë dhe Kosovës.
Manjani përmes një postimi në Tëitter, thotë se ambasada amerikane në Tiranë nuk u ndje e zhgënjyer kur Rama votoi kundër Amerikës në OKB, por ndjehet e tillë për një deklaratë që nuk gënjeu askënd.
“Heu, qenka zhgënyer Ambasada e USA me Ramën?! Për një deklaratë të tij që nuk gënjeu askënd. Po Ai votoi kundër Amerikës dhe nuk u zhgënjye Ambasada! Po për drogat e forta,investimet amerikane, futjen e bisnesit Rus e lidhjen e ngushtë me Turqinë?! Ka plot zhgënjime të pa thëna..”, shkruan ai. (B.H/Faxweb)