Një 76 vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 9 i një pallati në Fier, ku si pasojë ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spital.
File Troka dyshohet se vuante nga sëmundja e depresionit, e megjithatë hetimet vijojnë për ngjarjen që ka shkaktuar panik te qytetarët.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.