Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier pasi një grua raportohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Burime policore pohojnë se ajo ka mbërritur e vdekur në spital.
DETAJE:
Në datën 02.09.2017, rreth orës 10:40, në urgjencën e spitalit Fier, është sjellë me ambulancë e vdekur shtetasja H.R, 70 vjeçe, banuese në lagjen “8 Shkurti” Fier, e cila është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje. (J.V/Shuplaka)