Ndodh shpesh që fëmijet ankohen për kushtet në shkollë dhe ndonjëherë, jo vetëm për ato të mësimdhënies por edhe për kushtet higjenike në shkolla.
Në shkollën 9- vjeçare “Demir Godelli” në Peqin, kushtet në të cilat fëmijët zhvillojnë mësimin janë të vësh duart në kokë.
Ambinetet që shfaqen në këto foto lenë shumë për të dëshiruar. Prandaj prindër mos u habisni nëse fëmija juaj sëmurët apo merr ndonjë infeksion, shkruan Jeta Osh Qejf.
“Nuk e kuptoj se nuk vihet dorë në këtë shkollë, turp skandali, kjo është një pamje e banjove ku mëson ime bijë.Në këtë vend ku jetojmë si mund të pretendojmë që shkolla të ketë ngrohje, kur në fakt është e mbuluar nga papastërtia. Mjerë fëmijët tanë”, ka thënë një prind për JOQ, duke dërguar edhe fotot e banjos në këtë shkollë. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”906″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]