05:57 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hidrocentralet në lumin Cem, Mali i Zi i kërkon llogari Shqipërisë

22:43 | 13/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hidrocentralet në lumin Cem, Mali i Zi i kërkon llogari Shqipërisë

Podgorica zyrtare thotë se Tirana nuk është konsultuar mjaftueshëm me të në lidhje me planet e saj për të ndërtuar hidrocentrale në lumin Cijevna, plane të cilat kanë zemëruar fshatarët dhe ambientalistët në Mal të Zi.

Qeveria malazeze thotë se do t’i kërkojë Shqipërisë më shumë informacione mbi ndërtimin e planifikuar të mini-hidrocentraleve në lumin Cijevna në një takim të komisionit të përbashkët për administrimin e ujit më 19 shtator.

Podgorica tha të enjten se Shqipëria nuk i ishte përgjigjur shqetësimeve të saj në lidhje me ndikimin e mundshëm të mini-hidrocentraleve në Cijevna, ose thënë ndryshe në Cem.

‘Mali i Zi do të nisë të gjithë mekanizmat në dispozicion të përcaktuara në konventat ndërkombëtare që janë të detyrueshme për të gjitha shtetet. Kjo temë duhet të përditësohet në seancën e Komisionit Ndër-Shtetëror të Malit të Zi dhe Shqipërisë për Bashkëpunim në Menaxhimin e Ujërave’, ka thënë qeveria malazeze.

Shqipëria planifikon të ndërtojë 14 hidrocentrale të vegjël në Cijevna, i cili fillon në Shqipëri, por që kryesisht kalon nëpër Mal të Zi. Ministria malazeze për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizëm reagoi tetorin e kaluar pasi aktivistët e mjedisit paralajmëruan se kishin filluar punimet në shtratin e lumit Cijevna në Shqipëri dhe ofruan pamje të tubave të vendosur në lumë.

OJQ-të thanë që hidrocentralet do të dëmtonin ekosistemin e tij. Ambientalistët thonë se digat do të shkatërrojnë një nga lumenjtë e fundit me rrjedhë të lirë të Europës, do të ndërpresin rrugët e emigrimit të peshqve dhe do të kërcënojnë dhjetëra specie të rralla. Ata thonë gjithashtu se hidrocentrale të tillë të vegjël prodhojnë shumë pak energji elektrike.

‘Ende nuk është sqaruar nëse janë bërë analiza të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Ne nuk dimë ende informacionet më themelore, për shembull, se sa hidrocentrale do të ndërtohen’, tha për mediat javën e kaluar Ksenija Medenica, nga Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve në Mal të Zi.

Ministria malazeze për Zhvillim të Qëndrueshëm thotë se i ka kërkuar Shqipërisë dokumentacion të plotë mbi ndikimin mjedisor të planeve 10 muaj më parë dhe se ai i është paraqitur së fundmi qeverisë malazeze. Dokumentacioni iu dorëzua Komisionit për Bashkëpunim në Fushën e Menaxhimit të Ujërave me Shqipërinë, i krijuar nga qeveria e Podgoricës.

Konventa është një Komision i Ekonomisë së Kombeve të Bashkuar, UNECE, konventë e nënshkruar në Espoo, Finlandë, në vitin 1991, e cila hyri në fuqi në vitin 1997. Mali i Zi dhe Shqipëria e kanë nënshkruar të dy konventën, e cila i ndalon ata të ndërhyjnë në burimet natyrore përpara se të informojnë vendet fqinje që këto aktivitete mund t’i prekin ata.

Lumi Cijevna nis në komunën e Kelmendit në Shqipëri dhe vazhdon rrjedhën e tij në jugperëndim përmes Malit të Zi për 32 kilometra. Në këtë lum gjenden të paktën 22 lloje peshqish, përfshirë troftën endemike të mermertë, si edhe zvarranikë dhe amfibë. Në vitin 2017, asambleja e kryeqytetit malazez, Podgorica, e shpalli Kanionin e Cijevnës pronë të mbrojtur si një ‘Monument Natyror’.

Kjo nënkupton përdorimin e burimeve biologjike dhe parandalimin e çdo aktiviteti të dëmshëm që mund të kërcënojë biodiversitetin e tij.

Shumë qeveri në rajon po nxitojnë të ndërtojnë mini hidrocentrale në lumenj, të reduktojnë pjesërisht varësin e tyre nga qymyri dhe të plotësojnë standardet e energjisë së rinovueshme të përcaktuara nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike. Si për ironi, hidrocentralet dikur konsideroheshin si një zgjidhje ‘e gjelbër’ për krizën e energjisë.

Por aktivistët thonë se ata po shkatërrojnë disa nga ekosistemet e fundit të paprekura në Europë dhe duhet të ndalen. Ata thonë se digat ekzistuese duhet të përditësohen për të prodhuar më shumë energji dhe duhet të kërkohen alternativa më të mira, siç janë energjia e prodhuar nga era, baticat dhe energjia diellore./BIRN

 

Etiketa: HIDROCETNTRALET NE LUMIN CEM. LUMI CEMmali i zi
Pas

Protesta kundër HEC-eve/ Statusi në rrjetet sociale i çon policinë në banesë, mbahet në Komisariat (Emri+Foto)

Para

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Trump e ‘zgjedh’ vetë rivalin

Para
Nga sot nis ‘fshesa’ ndaj emigrantëve, Trump: Dil jashtë është, dil jashtë

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Trump e 'zgjedh' vetë rivalin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.