Dje lajmi më i bujshëm i ditës ishte deklarata e Presidentit Meta ku bëhej e ditur se ishte shantazhuar këshilltari i tij, Tedi Blushi pas një statusi të këtij të fundit në Facebook.
‘Mjerë ata diplomatë që kërcënojnë këshilltarin e Presidentit të Republikës”, shkruante Meta në profilin e tij zyrtar.
Ndërkohë bëhet e ditur se institucioni i Presidencës i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë verifikimin e pretendimit të saj si dhe të numrit nga i cili është bërë thirrja drejt telefonit të Blushit.
“Telefonuesi u prezantua si punonjës ambasade”, thuhet në kërkesën e Presidencës drejtuar Prokurorisë së Tiranës.