Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, pas grumbullimit të Kombëtares shqiptare të futbollit në San Marino, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila për shkak të kushteve aktuale u zhvillua përmes video-konferencës.
Në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv, u diskutuan cështje të rëndësishme të futbollit europian, sfidat që po kalon tani bota e futbollit dhe plane konkrete për të ndihmuar kthimin në normalitet në futboll.
Ndër vendimet më të rëndësishme të diskutuara në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s ishte pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30% që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020.
Së bashku me vendimin për pranimin e spektatorëve në stadiume gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit, u mor edhe vendimi për të hequr ndalimin edhe për spektatorët e fustalit.
Pas marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli Ekzekutiv i UEFA-s, vendimet për praninë e speaktatorëe në stadiume do të jenë eksluzivitet i autoriteteve përkatëse lokale apo kombëtare. Në vendimin e marrë gjithashtu përmendet se ndalohet shpërndarja biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.
Një pjesë tjetër e vendimeve të ndërmarra ishte zgjatja e afatit për rregullin e kryerjes së pesë zëvendësimeve në një ndeshje, ku bëhet me dije se ky rregull do të zbatohet edhe në ndeshjet kualifikuese 2020-2022 për kupën e Botës Fifa 2022.