Pronari i një butiku ka përfunduar në gjykatë pasi ka tentuar të përdhunojë në afërsi të Mulletit shitësen 18 vjeçare, me të cilin kishte shkuar të furnizohej me mall për dyqanin.
Në afërsi të Mulletit, siç ka rrëfyer vajza në polici, 40-vjeçari L.B, ka hapur krahun duke i thënë se do të pinte një cigare.
Ai i ka ulur siguresat e dyerve dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të dëmtuarën jashtë vullnetit të saj, shkruan BW.
Vajza e ka kundërshtuar, e ka shtyrë, duke dalë menjëherë nga makina. Ajo ka kërkuar ndihmë të rastësishme në rrugë dhe më pas ka treguar historinë pranë patrullës së parë të policisë që i ka dalë përpara.
I pandehuri B.L i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” akuzohet për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën” mbetur në tentativë, por ka mohuar gjithçka.
Shtetësja K.Z e moshës 18 vjeçe ka filluar punë pranë një shoqërie veshmbathjesh dhe artikujve të ndryshëm.
Në datën 22.01.2017 në mëngjes i pandehuri ka shkuar dhe e ka marrë me furgon pranë banesës së saj të dëmtuarën, pasi do të merrnin mall për ta shitur në Elbasan. Ata kanë shkuar tek butiku ku kanë marrë mallin, sipas faturës përkatëse në emër të shoqërisë dhe janë nisur për në Elbasan për ta shitur. Ata kanë lëvizur deri në Pogradec dhe më pas kanë lëvizur drej Tiranës. Gjatë kohës që ata kanë qenë në lëvizje kanë patur komunikime me financieren e shoqërisë, për problemet e punës.
Pasi kanë mbaruar, ata janë kthyer për në Tiranë. Në afërsi të vendit të quajtur Mullet, i pandehuri ka ndaluar furgonin, ka hapur krahun duke i thënë se do të pinte një cigare. Ai i ka ulur siguresat e dyerve dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të dëmtuarën jashtë vullnetit të saj. Ajo e ka kundërshtuar, e ka shtyrë dhe është shkëputur prej tij duke dalë në autostradë dhe i ka dalë para një automjeti. Makina e ka sjellë deri tek fakulteti ekonomik ku ndodhej një patrullë policie së cilës i ka treguar se çfarë i kishte ndodhur. Ajo ka bërë kallëzimin penal dhe ankimin përkatës. Ajo ka dhënë deklarime ku tregon rrethanat e sipërcituara.
Nga këqyrja e bërë tek ajo ka rezultuar se rrobat e saj kanë qenë me baltë dhe pjesa e kyçit të dorës së djathtë ka patur dërmishje po ashtu edhe në pjesën e gjurit të djathtë.
Punonjësit e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e personit nën hetim dhe nga këqyrja e bërë ka rezultuar se edhe ai ka patur rroba me mbetje balte.
I pandehuri mohon faktin e kryerjes së veprës penale. (M.D/ Shuplaka)