Ekipet shqiptare vazhdojnë të dominojnë këtë sezon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Pas titullit kampion të Shkëndijës së Tetovës, është Struga që arriti të marrë një fitore të vuajtur 0-1 përballë Sileksit, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Kupat e Europës, pas 6 viteve të krijimit si klub futbolli.
Skuadra e shqiptarëve e fitoi këtë ndeshje, edhe pse mbeti me 10 lojtarë në fushë, pas daljes nga loja me karton të kuq të Altiparmakovskit në minutën e 28-të.
Jahja u shndërrua në hero, me golin e fitores, në minutën e 67-të të takimit. Struga e mbylli kampionatin në vendin e 3-të në kuotën e 57 pikëve, dy më shumë se Makedonija e vendit të 4-ët.