Dashi
Sot do jeni ne humor akoma me te mire ju te dashuruarit dhe do bëni edhe lëshime ndaj atij qe keni ne krah. Problemeve te se shkuarës do ju vini kapak njëherë e mire. Beqaret nuk do lodhen aspak për ta gjetur personin qe kane ëndërruar sepse miqtë do ua sjellin pranë. Financat do dobësohen goxha për shkak te disa borxheve te hershme qe do ua kërkojnë t’ua shlyeni.
Demi
Duhet te luftoni fort sot kundër çdokujt qe do mundohet t’ua prishe harmoninë ne jetën ne çift. Mbi partnerin nuk duhet te vendosni askënd tjetër. Beqaret do pranojnë te njihen me disa persona dhe ne fund do dine te bëjnë zgjedhjen me te mire. Financat do jene tej mase te paqëndrueshme kështu qe kufizojeni veten ne maksimum nëse nuk doni probleme.
Binjaket
Do ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik qe realiteti t’iu duket me i trishte. Nuk do kënaqeni plotësisht nga çdo gjë qe partneri do beje për ju. Beqaret ka rrezik te bien ne dashuri pa e kuptuar aspak dhe me persona qe nuk e kishin imagjinuar ndonjëherë. Ja qe ne jete mund te ndodhe gjithçka. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme.
Gaforrja
Perspektivat ne jetën tuaj ne çift duken goxha te mira sot. Do keni një komunikim te mire me partnerin dhe mes jush nuk do krijohen konflikte. Beqaret nuk duhet te bëjnë gjera ekstreme dhe te dalin nga vetja vetëm për te ndryshuar statusin sepse nuk do ja vleje. Financat do i organizoni me se miri dhe gjendja do filloje te ketë përmirësimet e para.
Luani
Do mundoheni me çdo mënyrë ta riktheni pasionin ne jetën tuaj ne çift dhe deri ne fund te ditës keni për t’ia dale mbanë. Gjithë kohen e lire do e kaloni me atë qe dashuroni. Beqaret do kenë një dite te mbushur me risi dhe emocione. ata duhet ta shfrytëzojnë ne maksimum çdo mundësi për te filluar lidhje. Financat për fat te mire nuk do kenë tronditje dhe kjo për shkak te maturisë suaj.
Virgjeresha
Sot partneri do iu japë një lajm tejet te rëndësishëm i cili do ua mbushe zemrën me gëzim dhe do ju beje ta dashuroni atë akoma me shume. Beqaret nga ana tjetër edhe pse do lodhen duke kërkuar një person te përshtatshëm, nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi, përkundrazi fale gjendjen se qëndrueshme mund te bëni edhe ndonjë investim me tepër.
Peshorja
Dite e qete dhe pa probleme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shfrytëzojeni këtë gjë për te folur me partnerin edhe për ndonjë teke delikate. Beqaret do jene te favorizuar ne çështjen e ndjenjave dhe ka gjasa qe sot te takojnë personin e duhur. Ne planin financiar duhet t’i bëni gjithmonë me kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos ju dalin probleme me vone.
Akrepi
Yjet do i keni ne favorin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe ata do krijojnë kushtet e duhura qe ju te pajtoheni e te afroheni me tepër me partnerin. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me ngulm dhe me shpejtësi sepse mund te gabojnë rende. Ne planin financiar gjendja do vije duke u përmirësuar kështu qe mund t’i kryeni pa frike edhe investimet e menduara.
Shigjetari
Përgatituni për një dite te begate sot ju te dashuruarit. Çdo gjë ka për te ecur me se miri mes jush dhe atij qe keni ne krah, madje nuk do mungojnë as aventurat emocionuese se bashku. Beqaret nuk do mendojnë aspak për dashurinë, pasi për ta do ketë gjera te tjera shume here me te rëndësishme. Te ardhurat nuk do jene as te këqija, por dhe as shume te mira sa për te bere investime afatgjata.
Bricjapi
Jeta juaj ne çift nuk do ece ashtu si ju do e dëshironit sot, por gjithsesi mundohuni te paktën te ruani qëndrueshmërinë dhe qetësinë. Mos e kritikoni atë qe keni ne krah për çdo gjë. Beqaret nuk do preferojnë te bëjnë ndryshime te statusit tani për tani sepse ndihen mjaft mire edhe ashtu si janë. Financat do vazhdojnë te mbeten delikate kështu qe po bëtë shpenzime te tepruara mund te keni probleme.
Ujori
Jeta juaj ne çift do influencohet pozitivisht gjate gjithë kësaj dite. Do keni një komunikim fantastik me partnerin dhe mund te merrni edhe disa vendime te rëndësishme. Edhe beqaret do kenë një dite te mbushur me risi dhe surpriza. Duhet ta shfrytëzojnë çdo çast deri ne maksimum. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë pak me shume kujdes nuk do ju beje keq.
Peshqit
Harrojeni te shkuarën e hidhur ju te dashuruarit dhe mendoni vetëm si ta bëni sa me te bukur te ardhmen ne çift. Partneri do mundohet t’iu surprizoje dhe t’iu beje te lumtur. Beqaret do jene sensuale, por nga ana tjetër do druhen te pranojnë ftesa e te njihen me persona te rinj. Ne planin financiar do bëni te pamundurën për ta ndryshuar gjendjen, por vetëm fale ndihmës se familjareve do ja arrini qëllimit.