18:01 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

HOROSKOPI. 03/01/2018

08:06 | 03/01/2018
në Flash, Horoskopi, Te Fundit, Te Gjitha
0
HOROSKOPI 31/12/2017

Dashi 

Bukuria dhe mirëqenia do ju shoqërojnë. Sa më mirë të ndiheni, aq më shumë do keni dëshirë të bëni aktivitete të reja. Në kuzhinë do preferoni të jeni aktivë. Kujdesuni për pamjen e jashtme. Maskat natyrale të përgatitura nga ju do japin efektin e duhur.

Demi 

Pak ndikim nga yjet e ditës, të favorshëm do jenë vetëm Dielli dhe Neptuni, të dy në kuadraturë me Hënën, që ju ndihmon në çështjet financiare. Nuk përjashtohet mundësia që një mik t’ju kërkojë një borxh të vogël, por ndoshta do përfitoni vetë ju nga ky favor.

Binjakët 

Jeni të përkëdhelur nga Hëna në shenjën tuaj në kënd me Venusin. Një miqësi e fortë është gati të transformohet në dashuri, gjithmonë nëse jeni të interesuar. Ju ngatërron pak ndikimi i Diellit dhe Neptunit: nga njëra anë dëshironi të dini të vërtetën, por nga ana tjetër preferoni të qëndroni me dyshime.

Gaforrja 

Ëndrra romantike kundër një realiteti që ka tendencën t’i shkatërrojë ato njëra pas tjetrës. Me partnerin do vazhdoni të fantazoni pa fund. Tapeti fluturues ju dërgon larg: ëndërroni për udhëtimin e ardhshëm, shtëpinë që do blini, fëmijët që do keni…

Luani 

Tri shenjat e zjarrit do jenë shumë aktive, duke ju transmetuar gjithë energjinë, dinamizmin dhe thellësinë e vlerave të arritura. Ndërmjetësim i shkëlqyer i Hënës në shenjën e Dashit, tregues që diplomacia është gjithmonë karta e duhur për t’u luajtur.

Virgjëresha 

Nevojë për transparencë të madhe dhe diplomaci, si në çift, ashtu edhe në familje. Gjërat duhet të sqarohen menjëherë, duke shmangur keqkuptime të panevojshme. Do mërziteni nga disa komshinj të bezdisshëm; ata nuk i durojnë rregullat tuaja, ndërsa ju nuk duroni rrëmujën e tyre!

Peshorja 

Shumë të qetë, të përkrahur nga Saturni në këndin tuaj që ju jep sens praktik, duke ekuilibruar fantazitë e frymëzuara nga Hëna në fushën sentimentale. Do intrigoheni nga një mik që ka shumë pasiguri, por nëse ai nuk ecën përpara, nuk do jeni ju që t’i tregoni se çfarë duhet të bëjë.

Akrepi 

E diel në familje, dashuria dhe mirëkuptimi do ndërthuren në marrëdhëniet tuaja. Mund të jepni shumë, por do pretendoni diçka tjetër në këmbim. Ngjyrat që duhet të vishni: e kuqja, bluja dhe jeshilja. Çlirojini emocionet tuaja, por pa ekzagjerime.

Shigjetari 

Nga brenda keni shumë zjarr dhe pasion për të dhënë, por sapo të arrini shumë pranë dashurisë, do bëni një hap pas, duke ndryshuar sjellje dhe mendim. Nëse nuk doni të humbisni, duhet të veproni menjëherë!

Bricjapi 

Në shtëpi ka gjithmonë diçka që nuk shkon ose prishet: vazoja e lules, lavatriçja, dushi… Dhe gjithmonë të dielën! Të nervozuar në familje, por të qetë dhe të guximshëm jashtë, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të dilni me vrap jashtë.

Ujori 

Emocione shumëngjyrëshe, me nuanca të ndryshme dhe për të gjitha shijet, nga një flirt i lehtë dhe pa komplikime, deri te pasione më të forta dhe ndezëse. Miqtë, familja, dashuria: është zemra ajo që sundon jetën tuaj, dhe arsyet e saj janë gjithmonë të fuqishme.

Peshqit 

Ëmbëlsia juaj nuk ju braktis kurrë. Edhe kur të tjerët nuk ju kuptojnë, do vazhdoni të palëkundur në rrugën tuaj. Ndoshta nuk do mundeni të përmirësoni marrëdhëniet reale, por do ushqeni ëndrrat tuaja. Mbi të gjitha, kjo është forca juaj e vërtetë.

 

Etiketa: horoskopiparashikimi i yjeve
Pas

Nis mbarë! Dy fejesat e bujshme, kampioni shqiptar dhe Paris Hilton

Para

Të nisësh Vitin e Ri me “Fake News”

Para
Lutfi Dervishi ironizon Bashën për Patozin: Njeri i korruptuar… që s’di të lidhë dy fjalë, që ka qenë ministër

Të nisësh Vitin e Ri me "Fake News"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.