07:18 | 23/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI. 07/01/2017

07:03 | 07/01/2017
në Horoskopi
0
HOROSKOPI 22/12/2016

1-Dashi (21 mars-20prill)

Ditë e kënaqshme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo gjë do ecë më së miri me atë që keni në krah dhe do e shijoni më shumë se kurrë çdo moment. Beqarët më në fund do arrijnë të takojnë persona inteligjentë, të qeshur dhe me perspektive për të ardhmen. Financat duhet t’i mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll sepse shumë shpejt do keni nevojë për më tepër para.

2-Demi (21 prill-21 maj)

Çiftet që kohët e fundit kanë bërë të pamundurën që në jetën e tyre të kthehej gëzimi dhe harmonia, sot do ndihen të qetë dhe do e shfrytëzojnë në maksimum çdo çast. Edhe beqarët do kenë një ditë interesante dhe mjaft të kënaqshme. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, kështu që duhet të shmangni shpenzimet e ekzagjeruara.

3-Binjakët (22 maj-21 qershor)

Ditë e mrekullueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Harmonia, gëzimi dhe çastet e lumtura do mbizotërojnë gjatë gjithë kohës. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë për ngjarje të rëndësishme, tani për tani nuk ka ardhur ende momenti i duhur. Buxhetin duhet ta mbani më tepër nën kontroll pasi nëse fillojnë problemet gjendja do rëndohet tej mase.

4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)

Ditë më pozitive do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në mesditë dhe në mbrëmje mund të keni edhe disa surpriza që do ua mbushin shpirtin me gëzim. Beqarët edhe sikur të mos bëjnë asnjë lloj përpjekjeje, sot kanë për ta gjetur shpirtin e tyre binjak. Financat do jenë të paqëndrueshme, prandaj është mirë që në çdo moment të shpenzoni me maturi.

5-Luani (23 korrik-22 gusht)

Do jeni më shprehës sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Shpesh do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Beqarët do bëjnë edhe sakrifica ekstreme vetëm e vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre. Në planin financiar gjendja nuk do jetë ashtu si duhet, prandaj duhet të reflektoni disa herë para se të hidhni çdo hap.

6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)

Nuk do arrini dot ta kontrolloni veten sot ju të dashuruarit dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Të dy palët do e ngrini zërin dhe në ndonjë moment atmosfera do bëhet tejet elektrizuese. Beqarët do e adhurojnë qetësinë dhe lirinë që kanë prandaj nuk do kërkojnë me ngulm ndryshime. Buxheti do ketë përmirësime falë mënyrës sesi ju do i menaxhoni të ardhurat.

7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)

Sot do jeni më të vetëdijshëm për gabimet që keni bërë në jetën tuaj në çift dhe të dy së bashku me partnerin do i analizoni me kujdes detajet. Do I kerkoni falje njëri-tjetrit gjatë  kësaj dite. Beqarët do realizojnë disa takime, por ende nuk do ndihen gati për të hedhur hapa. Financat do kenë goxha përmirësime kështu që edhe në këtë sektor nuk do keni për çfarë të ankoheni.

8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)

Do pajtoheni me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do ndiheni shumë më të qetë. Do jeni më të qartë tashmë dhe do kërkoni falje për fjalët dhe gjestet që keni bërë. Beqarët duhet të dinë si ta joshin dikë sepse kurrsesi nuk mund ta bëjnë për vete vetëm duke i dërguar vetëm ndonjë mesazh. Buxheti nuk do jetë i keq, por për shkak të disa shpenzimeve të papritura që do iu duhet të bëni,  gjendja mund të pësojë tronditje.

9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)

Nuk ka asgjë më të rrezikshme për një çift sesa qëndrimi në qetësi, prandaj nëse nuk doni probleme ndryshojeni sa më parë situatën. Beqarët do gjenden në situata me të vërtetë konfuze dhe nuk do dinë çfarë hapash të hedhin. Në planin financiar gjendja do stabilizohet edhe më shumë nga sa kishit menduar kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)

Do jeni shumë të paduruar sot ju të dashuruarit dhe mund të bëni gjëra të gabuara. Duhet patjetër të kërkoni falje pa u përkeqësuar situata. Beqarët nuk do ndihen gati të bëjnë ndryshime dhe do vazhdojnë të kenë një jetë të zakonshme. Që buxheti të mbetet sa më i mirë, mundohuni të shmangni shpenzimet për gjëra luksi që nuk janë të domosdoshme për momentin.

11-Ujori (21 janar-19 shkurt)

Ka rrezik që tensioni të shtohet edhe më shumë sot për juve që jeni në një lidhje. Do të keni mosmarrveshje për cdo gjë me partnerin  dhe nuk do i pranoni gabimet tuaja. Beqarët nga ana tjetër do kenë disa takime dhe nuk përjashtohet as ndonjë dashuri me shikim të parë. Për financat do jetë ditë delikate. Kujdes me çdo shpenzim që do kryeni në mënyrë që mos të gjendeni në situatë të vështirë.

12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)

Hëna do ndikojë pafund tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Atmosfera do jetë disi më e ngrohtë, por sërisht nuk do mund të zgjidhen të gjitha problemet. Beqarëve do ju duhet të presin edhe disa kohë për të pasur ndryshimet e shumë ëndërruara. Gjendja e të ardhurave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po bëtë çmenduri mund të përballeni edhe me vështirësi.

Etiketa: horoskopi
Pas

PARASHIKIMI I MOTIT. 07/01/2017

Para

‘’Notsradamusi’’ meksikan: ISIS godet Amerikën, Trump do të sëmuret, ‘’El Chapo’’ vdes

Para
‘’Notsradamusi’’ meksikan: ISIS godet Amerikën, Trump do të sëmuret, ‘’El Chapo’’ vdes

‘’Notsradamusi’’ meksikan: ISIS godet Amerikën, Trump do të sëmuret, ‘’El Chapo’’ vdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Ten Hag akuzohet se favorizon disa lojtarë para të tjerëve te Man United

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Dosja shqiptare/ McGonigal deklarohet fajtor, pranon pagesën e fshehtë prej 225 mijë dollarësh

Ukrainë/ Arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t’i shpëtuar luftës

Zi në botën e futbollit! Ish-mesfushori ikonë i Milan vdes në moshën 81-vjeçare

Plagosi efektivin e ‘Shqiponjave’, VIDEO nga momenti kur Klered Bozhanaj shkrep armën

Braçes “s’i hyn në sy” bashkia e re e Divjakës: Është tmerr në fasadë dhe në gjithçka! Nuk pranon projektin (VIDEO)

Escobar thotë se këtë vit Kosova ka humbur përkrahjen për njohje

10 sundimtaret më të pamëshirshme të historisë

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë që plotëson 1000 ndeshje pa humbje

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.