DASHI (21 mars-20 prill)
Do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme sot ju të dashuruarit dhe deri në mbrëmje do arrini t’i sqaroni problemet që keni pasur me partnerin. Do ndiheni të qetë të dy palët. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë jetën që bëjnë prandaj do i shmangin takimet. Në planin financiar do keni shumë fat dhe gjendja do fillojë të përmirësohet dukshëm. Me një menaxhim të mirë gjendja do ketë vetëm përmirësime.
DEMI (21 prill-21 maj)
Nëse jeni në një lidhje mundohuni ta mbani sa më të ngrohtë marrdhënien me partnerin tuaj sepse po ju filluan mosmarrveshjet keni për të pasur probleme serioze. Beqarët do jenë pozitiv dhe do i marrin gjërat ashtu si t’iu vijnë. Dita për ta do jetë mjaft interesante. Në planin financiar do keni shumë fat dhe mund të bëni edhe disa investime me rëndësi të madhe.
BINJAKËT (22 maj-21 qershor)
Raporti juaj me partnerin ka për të qenë i veçantë sot dhe vetë do habiteni sepse gjerat do ecin edhe më mirë nga sa e kishit ëndërruar. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak durim, pasi sot nuk do jetë dita më me fat për ta. Dielli do pozicionohet keq në sektorin e financave kështu që do përballeni me goxha vështirësi. Kujdesuni sa të mundni për gjithçka.
GAFORRJA (22 qershor-22 korrik)
Sot dashurohuni si ta ndieni me partnerin dhe bëni atë që do ju pëlqejë më shumë, por mos ua tregoni të gjithëve. Ndonjëherë është më mirë kur jeton çdo gjë në “fshehtësi”. Beqarët do nxiten mjaft nga Marsi dhe do flirtojnë në çdo moment. Disa mundet edhe ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Me shpenzimet duhet maturi dhe sa më shumë kujdes sepse në të kundërt do përballeni me vështirësi.
LUANI (23 korrik-22 gusht)
Ditë mjaft e veçantë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni në krah dhe së bashku do kaloni edhe çaste interesante. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme. Do ju duhet të presin edhe pak kohë për të bërë ndryshimet e ëndërruara. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe do ju dalin paratë për çdo gjë që do ju duhet.
VIRGJËRESHA (23 gusht-23 shtator)
Ditë e mbushur me momente të lumtura do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo gjë mes jush ka për të ecur ashtu si keni ëndërruar gjithmonë. Beqarët do kenë një ditë të jashtëzakonshme dhe të mbushur me kënaqësi të paimagjinueshme. Asgjë nuk ka për të qenë si më parë. Në planin financiar do i zgjidhni problemet dhe do i vendosni financat.
PESHORJA (24 shtator-23 tetor)
Hëna do ju bëjë mjaft tërheqës sot juve që jeni në një lidhje. Partneri do ju dashuroj edhe me më shumë pasion se më parë dhe do ndiheni për mrekulli në krahët e tij. Beqarët gjithashtu do jenë me shumë fat në dashuri dhe gjithçka do ju ndryshojë për mirë. Me shpenzimet duhet të jeni shumë herë më të matur dhe më të kujdesshëm sepse po filluan problemet nuk do dini më çfarë të bëni.
AKREPI (24 tetor-22 nentor)
Jeta juaj në çift ka qenë e trazuar dhe delikate kohët e fundit. Sot shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë, për asgjë nuk do keni probleme me partnerin tuaj. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin e tyre dhe nuk do pranojnë asnjë lloj ftese që do ju bëhet. Buxheti do jetë përgjithësisht i stabilizuar, do arrini të kryeni edhe disa investime më tepër se zakonisht.
SHIGJETARIi (23 nentor-21 dhjetor)
Ditë interesante do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do argëtoheni pafund me partnerin tuaj dhe do ndiheni vërtet të bekuar nga yjet. Beqarët do afrohen tej mase me disa persona qe më pare mund ti kenë nënvlersuar dhe do të surprizohen prej tyre. Me menaxhimin e financave do merreni më seriozisht sot kështu që gjendja do fillojë të normalizohet.
BRICJAPIi (22 dhjetor-20 janar)
Jeta juaj në çift do jetë vazhdimisht e trazuar sot, në disa momente mund ta ngrini zërin edhe më shumë sesa duhet dhe kjo do e acaroje debatin. Beqarët do jenë tërheqës, interesantë dhe të komunikueshëm. Ata do marrin ftesa pafund dhe mund të hedhin edhe hapat e para drejt një lidhje. Sektori i financave do jetë shumë herë më i mirë nga sa mendonit.
UJORI (21 janar-19 shkurt)
Ambienti yjor do jetë mjaft i favorshëm sot dhe do ndihmojë në konsolidimin e jetës tuaj në çift. Do filloni të afroheni me partnerin dhe do flisni më hapur me të për gjithçka. Beqarët do jenë tejet optimist për të ardhmen falë disa njohjeve të reja mjaft interesante. Për buxhetin do jetë një ditë mjaft e qetë dhe pa probleme. Gjithsesi mirë është që shpenzimet të kryhen me kujdes.
PESHQIT (20 shkurt-20 mars)
Jeta juaj në çift do ketë vështirësi të njëpasnjëshme sot. Në shumë momente mund të ndiheni edhe keq pranë atij qe doni, ndërkohë që në disa të tjerë do ndiheni personat më të lumtur në botë. Beqarët nuk do jenë me shume fat në dashuri kështu që sot më mirë ta kalojnë kohen pranë miqve te tyre. Për të përmirësuar financat nuk duhet kurrsesi të fiksoheni pas lojërave të fatit sepse do dilni të humbur.