1-Dashi (21 mars-20prill)
Jeni duke keqkuptuar një situatë të caktuar ju që jeni në një marrëdhënie në çift dhe si pasojë do të merrni vendime të gabuara. Beqarët edhe pse do bëjnë çmos për të bërë për vete personin që pëlqejnë nuk do arrijnë t’ja dalin. Financat nuk do jenë të këqija, por mund t’i përmirësoni dhe më shumë.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Sot nuk do të keni ndihmën e partnerit për të zgjidhur një situatë shumë të tensionuar, duhet të filloni të merrni vendime vetë dhe ti argumentoni ato. Beqarët do merren me punë dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria, gjithçka do vijë atëherë kur nuk do e presin. Financat do jenë të qëndrueshme, nuk do ketë vend për shqetësime.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Ju mungon vetëkontrolli sot dhe do e gjeni veten të përfshirë në debate dhe situata me partnerin që në fakt nuk kanë aspak lidhje me ju personalisht. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim që do ju bëjë zemrën t’ju rrahë fort. Me shpenzimet duhet të keni kujdes, parashikohen probleme serioze në planin financiar.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Sot duhet ti jeni mirënjohës njeriut tuaj të zemrës i cili qëndron gjithmonë pranë jush atëherë kur keni nevojë. Beqarët do e shfrytëzojnë këtë ditë për tu argëtuar me shoqërinë, pasi nuk e ndjejnë ende veten gati për ndryshim të statusit. Në planin financiar nëse tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet, situata do vijë duke u përmirësuar.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Sot do të shikoni që më në fund puna dhe mundi juaj po vlerësohen siç duhet, keni kohë që e prisni këtë reagim dhe kjo gjë do t’ju lumturojnë. Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj njohjeve të reja sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndryshojnë statusin. Financat do jenë të mira, do favorizohen mjaftueshëm nga yjet.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Disa zgjedhje profesionale që keni bërë kohët e fundit nuk do ti pëlqejnë aq shumë partnerit tuaj, do të duhet të rrini për një kohë larg njëri- tjetrit. Beqarët do e gjejnë papritur personin e tyre të ëndrrave dhe jeta do ju marrë një tjetër kthesë. Në planin financiar do hasni disa probleme, tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Keni plane të mëdha për këtë ditë ju të dashuruarit dhe do të mundoheni ti realizoni sa më shpejt. Ju ka pushtuar shpirti i festave dhe ndjeheni mjaft mirë. Beqarët do kenë ndryshime serioze në jetën e tyre pas disa takimeve mbresëlënëse që do realizojnë. Financat do jenë me fat, dhe do keni mundësi edhe për të shpenzuar.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Sot do të jetë një ditë e shkëlqyer për ju të dashuruarit, të përfshirë nga periudha e festave do të nisni të bëni planet për udhëtime në çift. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara edhe pse janë mërzitur me vetminë sepse mund të lëndohen. Financat për do jene të kënaqshme, mund edhe të shpenzoni.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Keni zgjedhur mënyrën më të mirë për të ekuilibruar jetën profesionale dhe atë sentimentale. Në këtë mënyrë do të dini të kënaqni këdo që ju rrethon. Beqarët do fillojnë një histori të bukur dashurie e cila do i bëjë të përjetojnë emocione më të forta. Me financat tregohuni sa më të matur në shpenzimet që do kryeni.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Sot doni të jeni të sigurt që asnjë nuk do t’ju rrezikojë në rrugën tuaj ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Keni filluar të rikonsideroni të gjitha raportet e mëparshme. Beqarët edhe pse nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit, do jenë yjet ato që do i favorizojnë pafund. Në planin financiar analizojini gjërat me kujdes para se të shpenzoni.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Po kërkoni një mënyrë se si të mos ju vrasë ndërgjegjja sepse jeni koshientë që kohët e fundit keni bërë shumë veprime të gabuara kundrejt partnerit. Beqarët do refuzojnë të gjitha ftesat për takime pasi nuk e ndjejnë ende veten gati për të bërë ndryshime. Financat do jenë të mbrojtura gjatë gjithë kohës.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Duhet të jeni të hapur me personin që keni pranë vetes. Flisni që t’ju kuptojnë dhe mos vazhdoni të mbylleni më shumë në vetvete. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri prandaj më mirë të presin edhe pak për të hedhur hapa. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.