1-Dashi (21 mars-20prill)
Dita e sotme do të jetë mjaft e ngjeshur dhe nuk do keni fare kohë për partnerin tuaj, por nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Prisni të zgjidhni gjithçka hap pas hapi. Beqarët do realizojnë takime interesante që do i bëjnë të mendojnë edhe për të nisur një lidhje. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni me tepricë.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Sot nuk mund të vini problemet e të tjerëve përpara tuajave. Këtë tolerim mund ta bëni vetëm për diçka që i takon familjes tuaj apo partnerit. Beqarët duhet të jenë më realistë në kërkesat e tyre dhe nuk duhet të marrin vendime të nxituara për të ardhmen. Financat do jenë të mira, Saturni do ndikojë pozitivisht.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Mund t’i lini të tjerët të bëjnë gabimet e tyre pa i vendosur nën presion. Gjithkush duhet të ketë eksperiencat e veta në jetë. Beqarët nëse duan të gjejnë personin që ëndërrojnë nuk duhet të tregohen të turpshëm. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, mund të përballeni me probleme serioze.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Sot partneri do të tentojë të rrëzojë çdo propozim tuajin dhe kjo mund t’ju vërë në një situatë delikate. E rëndësishme është të mos humbni autokontrollin. Beqarët do realizojnë takime interesante të cilët do kenë ndikim serioz në të ardhmen e tyre. Në lidhje me financat do përballeni me disa vështirësi të vogla, por do dini si ti kapërceni.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Mbase nuk jeni aq entuziastë sa ç’duhet ju të dashuruarit, por me fillimin e ditës do ta kuptoni se gjithçka është në anën tuaj dhe nuk keni asnjë arsyje për tu mërzitur. Beqarët të mërzitur me vetminë do bëjnë edhe çmendurira për të bërë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar situata do jetë e mirë.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Jeni duke krijuar disa keqkuptime me njerëzit tuaj të dashur dhe nëse nuk i zgjidhni, do të lejoni te merren të mirëqena dhe do të keni mosmarrveshje. Beqarët do jenë mjaft joshës dhe sharmantë sot dhe do bëjnë për vete shumë persona që do takojnë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, yjet do ndikojnë negativisht.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Dashuria është ajo që ju ndjek gjatë gjithë ditës së sotme ju të dashuruarit. Por jeni ju që po tregoheni pak indiferente në këto momente dhe nuk i kushtoni rëndësi partnerit tuaj. Beqarët do mund të kenë njohje me persona të rinj, nëse pranojnë të dalin me miqtë e tyre dhe të mos mbyllen në shtëpi. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Sot duhet të merrni një vendim ju të dashuruarit. Analizoni mirë situatën në të cilën ndodheni dhe zgjidhni atë çka është më e mirë për ju personalisht. Beqarët do jenë të kënaqur edhe me shoqërinë e miqve dhe nuk do e kërkojnë me ngul dashurinë.Në planin financiar do jetë një ditë me fat, do keni mundësi për përmirësime dhe shpenzime.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Në orët e para të ditës do të ndodhë diçka që do t’ju prishë humorin ju që jeni në një marrëdhënie. Gjithsesi do të keni mundësi të rikuperoni dhe të riktheheni siç keni qenë. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin duhet të pranojnë ftesat për takime dhe të tregohen më të hapur me personat. Kujdes me shpenzimet.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Mendime të kundërta ju turbullojnë mendjen ju të dashuruarve dhe nuk dini se nga të pozicionoheni, është mirë të dëgjoni zemrën ndonjëherë. Beqarët do marrin vendime të nxituara për të ardhmen, gjë që do i sjellë shqetësime dhe lëndime. Në planin financiar situata do jetë e ekuilibruar falë menaxhimit tuaj të mirë.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Gjatë ditë së sotme nuk keni shumë interes për të komunikuar me njerëzit që ju rrethojnë. Do të keni dëshirë vetëm të qëndroni pranë njeriut të zemrës. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe shumë prej tyre mund të kenë ndryshime për të ardhmen e tyre. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi shpenzimet kryejini me maturi.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Megjithëse këtë periudhë jeni të mbingarkuar do të gjeni pak kohë për të kaluar në shoqëri të mirë. Miqtë dhe partneri janë ata tek të cilët mbështeteni gjithmonë. Beqarët do kenë takime të veçanta sot, por vetëm njëri do jetë më tërheqësi që do iu fusë në mendime. Yjet do ndikojnë pozitivisht te financat.