09:41 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI. 19/12/2016

07:02 | 19/12/2016
në Horoskopi
0
HOROSKOPI 18/12/2016

1-Dashi (21 mars-20prill)

S’do t’i kurseni paratë dhe as energjitë tuaja në mënyrë që të përjetoni një fillim jave plot kënaqësi. Sepse Urani do të bëjë gjithçka që të ndezë brenda jush pasionin dhe t’ju japë forcën e nevojshme për t’u argëtuar dhe për t’u ndier mirë me gjithçka dhe këdo. Të mërkurën do të merrni iniciativën t’i qëndroni pranë një  miku, i cili ka nevojë për ngrohtësinë tuaj. Angazhojeni në diçka ose thjesht kaloni kohë me të, sepse do të ndiheni mirë edhe vetë. Më pas do të jetë momenti për t’u qetësuar e s’do t’ju duhet ta vrisni mendjen për asgjë.

2-Demi (21 prill-21 maj)

Pas sjelljeve tuaja të arsyeshme, ditën e hënë do të provoni të shkëputeni nga gjithçka që i përket së shkuarës dhe që ju duket e pakuptimtë. Me pak fjalë, do të transformoheni në aventurierë të guximshëm që s’do të keni frikë të shpreheni dhe do të bëni diçka konkrete për t’i ndryshuar gjërat. Hëna e re e mesit të javës do t’ju sjellë shumë fat në rast se do të vendosni të bëni një udhëtim apo t’i futeni një aventure. Pra, kjo do të jetë një javë që do të dini ta përballoni ashtu siç duhet dhe gjatë së cilës do të merrni shumë kënaqësi.

3-Binjakët (22 maj-21 qershor)

Nuk ka asgjë të keqe të bëni pak pushim, duke pritur që yjet t’ju ndihmojnë të sqaroni idetë në mënyrë që më pas të vazhdoni rrugëtimin tuaj. Mërkuri tashmë e ka dobësuar ndikimin e tij dhe më pas do të tërhiqet nga shenja juaj. Prandaj, është e këshillueshme që të mos e vrisni shumë mendjen dhe të mos i jepni zgjidhje diçkaje që nuk është e thënë të shkojë mirë. Gjatë mesit të javës kujdesuni për trupin dhe mirëqenien tuaj duke u marrë me aktivitet fizik dhe duke ndjekur dieta që do t’ju përmirësojnë shëndetin. Gjatë fundjavës do të keni mundësi të qetësoheni dhe relaksoheni.

4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)

Pas ditës së hënë, gjatë së cilës do të ndiheni disi emocionalë, java do të vazhdojë normalisht, asnjëherë tepër e trazuar. Ky do të jetë momenti për të lindurit e kësaj shenje  që të tregohen gjakftohtë, të mos acarohen dhe që ta përballojnë gjithçka me qetësi. Vetëm të mërkurën do t’ju duhet të përpiqeni paksa, sidomos në rast se do të keni nevojë të sqaroni një çështje praktike qoftë edhe duke bërë diçka ndryshe. Do të filloni në këtë mënyrë sezonin e ri e më pas do të mund të përjetoni atmosferën festive të dhjetorit.

 

5-Luani (23 korrik-22 gusht)

Mbase do të jeni ju shenja që do të përpiqeni t’i përjetoni plot gjallëri dhe në lëvizje ditët në vazhdim. Hëna do të ndikojë shumë në gjendjen tuaj emocionale kurse Dielli e Urani do t’ju ndihmojnë të përqendroheni në gjërat e reja, origjinale dhe që duhen ndryshuar. Megjithatë mos bëni asgjë deri të mërkurën, atëherë kur Hëna do të ndriçojë pikërisht në shenjën tuaj duke ju sjellë fat dhe duke ju nxitur të ndërmerrni iniciativa. Mundohuni të vendosni rregull në ndjenjat tuaja ditën e mërkurë që të përjetoni një fundjavë të këndshme.

6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)

Mos u druani aspak nga njerëzit agresivë e me ide revolucionare gjatë ditëve të para të javës. Mos e bëni, sepse edhe ju ashtu si ata do të keni forcën dhe energjinë e nevojshme për t’i përjetuar gjërat në mënyrë interesante dhe plot pasion. Vazhdoni t’i shijoni gjërat e bukura duke qenë se gjatë kësaj jave do të keni Hënën e re mike në shenjën tuaj. Kështu do të jeni më të ndjeshëm ndaj gjërave pozitive dhe  do të keni dëshirën t’i bëni punët sa më mirë. Më pas fundjavën do të mund ta kaloni në qetësi.

7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)

Gjatë kësaj jave provoni të festoni  në shoqërinë e Diellit, i cili do t’ju dhurojë ngrohtësi dhe di t’ju bëjë të ndiheni mire. Përfitoni nga aleanca mes Diellit dhe Uranit, një aspekt që do t’ju ndihmojë të përjetoni çdo lloj forme kënaqësie pa pasur frikë, pa u frenuar dhe pa pasur ndjenja faji. Më pas, të mërkurën, kushtojini vëmendje personit tuaj të zemrës, atyre që do t’ju qëndrojnë pranë dhe që kanë ndërmend të  marrin iniciativa, duke ju bindur kështu se ndryshimi është i pashmangshëm.  Merrini gjërat lehtë dhe provoni të jeni protagonistë të zgjedhjeve.

8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)

Kjo ka për të qenë një javë e qetë, gjatë së cilës do të ndihet atmosfera festive. Të hënën do të ndieni ndikimin e yjeve, duke bërë që t’ju ngrihet humori. Duke qenë se keni dëshirë të bëni ndryshime do të arrini të shkëputeni nga e shkuara dhe nga gjërat që nuk ju interesojnë vërtet. Të mërkurën provoni të krijoni një stil të ri jetese dhe përpiquni t’i merrni gjërat me lehtësi, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Më pas shijoni një fundjavë të qetë. Aspak keq.

9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)

Megjithëse ky sezon ju fton që ta përjetoni me qetësi ardhjen e festave, gjatë ditëve të para të javës, të lindurve të shenjës së Shigjetarit do t’u duhet t’i futen punës ndoshta edhe për të reaguar ndaj diçkaje që ka lidhje me aspektin profesional dhe që nuk ju bind shumë. Me pak fjalë, përgatituni të ndieni energjinë e duhur për të ndryshuar diçka në fatin tuaj. Gjatë mesit të javës Hëna e re rrezikon t’ju bëjë të ndiheni disi pasivë dhe të hasni vështirësi për t’i përballuar gjërat. Më pas lejojeni veten të përjetoni një fundjavë të qetë.

10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)

Mërkuri në këtë periudhë ju bën veçanërisht të ndjeshëm ndaj të tjerëve, sidomos për sa u takon zgjedhjeve apo vendimeve që do të merrni. Por gjërat nuk janë tamam ashtu siç duken. Gjatë mesit të javës, hëna e re do t’ju lejojë të merrni iniciativën që të bëni zgjedhjet që i përkasin të tashmes dhe të ardhmes tuaj. Mos e humbni rastin për të thënë atë që mendoni. Më pas merrini gjërat me ngadalë, sepse ju pret një periudhë ku do të ndiheni paksa të pasigurt. Keni nevojë të çlodheni dhe të mos shqetësoheni shumë.   

11-Ujori (21 janar-19 shkurt)

Mbase do të arrini t’i bëni më mirë gjërat që kërkojnë më shumë angazhim nëse do të dini të mos tregoheni emocionalë dhe t’i përballoni problemet në mënyrë të logjikshme dhe racionale. Të mërkurën është momenti të hiqni dorë nga një ves apo nga zakonet që nuk ju bëjnë aspak mirë. Me pak fjalë kujdesuni për mirëqenien tuaj dhe për ekuilibrin psiko-fizik, që ju nevojitet sidomos tani në mënyrë që t’i përjetoni festat me entuziazëm.

12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)

Kjo s’ka për të qenë një javë shumë e rëndësishme për të lindurit e shenjës së Peshkut, por megjithatë është momenti i duhur për të reflektuar në këtë prag festash. Të hënën mund të përpiqeni të përmirësoni diçka praktike apo materiale. Bëjeni këtë gjatë ditëve të para të javës, sepse duke pasur edhe mbështetjen e Uranit  do të mund të ndryshoni diçka që nuk ju pëlqen. Gjatë mesit të javës kufizohuni vetëm duke vëzhguar ata që do të marrin vendime apo iniciativa.

Etiketa: horoskopi
Pas

Aktivisti i PD-së publikon pamjet: Socialistët po djegin teserat, nis epoka Rama Ik (VIDEO)

Para

PARASHIKIMI I MOTIT. 19/12/2016

Para
PARASHIKIMI I MOTIT 18/12/2016

PARASHIKIMI I MOTIT. 19/12/2016

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu, takim me homologun francez: Bashkëpunim për rritjen e gatishmërisë operacionale

Izraeli pas bombardimeve iraniane: Të paktën 65 të plagosur në të gjithë vendin

Sulmi ndaj spitalit në Beer Sheva, reagon Netanyahu: Tiranët terroristë do të paguajnë një çmim të lartë!

Trump jep dritën jeshile: SHBA drejt përfshirjes në sulmet ndaj Iranit krah Izraelit

Irani kërcënon sërish SHBA-të: “Ndërhyrja do të sjellë hakmarrje ndaj agresorëve”

Meksika në alarm: Uragani i fuqishëm pritet të godasë brigjet, mbi 18 mijë forca emergjence në gatishmëri

Sulmet e fundit nxisin reagim të fortë nga Netanyahu dhe Presidenti izraelit

Përballë tensioneve në Lindjen e Mesme, ministrat evropianë pritet të takohen me Iranin për çështjet bërthamore në Gjenevë

22.102 vdekje në vitin 2024 /Sëmundjet e zemrës dhe mushkërive kryesojnë si shkaktarë

Gjyqi për shpifje/ Sot seanca e radhës mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.