1-Dashi (21 mars-20prill)
Në ditën e sotme do t’ju duhet të shpjegoheni për disa situata që tek të tjerët kanë lënë shije të keqe sidomos tek ata që ju kanë më për zemër. Beqarët do argëtohen pa fund me shoqërinë e tyre dhe nuk do e ndjejnë aspak nevojën e një partneri në krah. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Nuk po arrini të kuptoni sjelljen e partnerit kundrejt jush gjatë kësaj dite. Kjo ju ka futur në një pasiguri që po ju shqetëson disi sot. Beqarët do pranojnë ftesat që do marrin për takime, por nuk do preferojnë të ndryshojnë statusin, pasi ndjehen mirë ashtu siç janë. Financat do kenë një ditë me fat, do favorizohen nga disa yje.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Jeni duke përjetuar një fazë mjaft pozitive ju të dashuruarit. Jeni të elektrizuar dhe plot jetë në sajë të një numri të madh planetësh që ju favorizojnë, ndaj mundohuni të studioni më mirë lëvizjet e radhës. Beqarët do i kenë të qarta idetë e tyre dhe do dinë të bëjnë përzgjedhjen e ftesave që do marrin për takime. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për shqetësime.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Do të arrini të zgjidhni gjëra që i mendonit të pazgjidhshme në sajë të këmbënguljes suaj. Kordinoni më mirë ngjarjet e papritura, duke shmangur ankthin dhe shqetësimet në rast se punoni pranë partnerit. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me fat në dashuri dhe do takojnë persona të veçantë. Në planin financiar duhet të keni kujdes me shpenzimet për të mbajtur larg problemet.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Do të hasni në disa pengesa që do t’ju prishin humorin sot. Mund ti flisni me një ton të ashpër personave që nuk e meritojnë dhe kjo do të krijojë distanca mes jush. Beqarët do tregohen mjaft flirtues në takimet e sotme, gjithsesi nuk do arrin dot ta ndryshojnë statusin. Financat do jenë të ekulibruara.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Gjatë ditës së sotme duhet që ti jepni prioritet emergjencave. Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do ju lejojë që të merreni me të gjitha gjërat që keni lënë mënjanë në lidhje me partnerin tuaj. Beqarët nuk duhet të nxitohen në marrjen e vendimeve, edhe pse sot do joshen nga shumë persona në takimet që do realizojnë. Financat do vijnë duke u përmirësuar.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Sot keni lejuar që njeriu i zemrës t’ju mbushë me energji negative dhe kjo ditë nuk do të jetë aq e mirë dhe e gëzueshme sa zakonisht. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante të cilat do i bëjnë të ndjehen mirë. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat dhe nuk do keni probleme.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Në ditën e sotme do keni nevojë të çliroheni nga stresi i kohëve të fundit dhe po kërkoni alternativa të reja për tu kënaqur. Po mendoni të planifikoni një udhëtim me partnerin tuaj. Beqarët do ndihen të lumtur dhe të mbushur me emocione, kjo falë takime interesante që do realizojnë sot. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Duhet ti jepni më shumë kohë në dispozicion partnerit tuaj të shpjegojë një situatë që është keqkuptuar nga të dy palët. Beqarët do bëjnë mirë që t’ja lënë gjithçka kohës dhe të mos marrin vendime të nxituara që më pas do i lëndojnë. Financat nuk do jenë të mira, tregohuni të matur me shpenzimet.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Doni të jeni ju të parët në komunikime dhe zgjidhje të rëndësishme në marrëdhënien tuaj në çift dhe për këtë arsye shumë herë do e ekzagjeroni. Beqarët do realizojnë disa takime interesante nga të cilat mund të nisin edhe ndonjë lidhje. Financat duhet ti menaxhoni me kujdes dhe maturi, mos shpenzoni pa limit.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Ka gjithmonë të papritura në rrugën që përshkoni nuk duhet të jeni të sigurt për gjëra që nuk janë në dorën tuaj. Jepini zgjidhje disa problemeve që do t’ju dalin në marrëdhënien në çift. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria dhe do kënaqen në shoqërinë e miqve. Financat do jenë të mira edhe për të shpenzuar.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Ajo që po ndodh rreth jush dhe partnerit vjen si pasojë e veprimeve të njëpasnjëshme që keni marrë. Nëse nuk do t’ju pëlqejë duhet të shikoni opsione të reja. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse sot dhe shumë prej tyre do jenë të vendosur për të hedhur edhe hapa të mëtejshëm. Financat do arrini ti stabilizoni.