1-Dashi (21 mars-20prill)
Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente mund te ndiheni edhe keq nga mënyra sesi kane rrjedhur gjerat dhe do mbylleni ne vetvete. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do realizojnë një takim mbresëlënës. Me shpenzimet do jeni te pakujdesshëm dhe situata mund te marre tatëpjetën.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Do kaloni një dite te mbushur me çaste te lumtura sot ju te dashuruarit dhe do ju duket sikur jeni neper ëndrra. Partneri do tregohen aq i përkujdesur për ju saqë do ju habite. Beqaret do jene me te matur me hapat qe do hedhin dhe do mendohen disa here para se te pranojnë ftesa. Për financat Jupiteri do sjelle begati dhe vetëm te mira. Do jeni me shume fat.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Dite tej mase e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te bukur. Beqaret do mrekullohen nga një person qe do takojnë dhe do bëjnë te pamundurën për te joshur. Nuk do jete e thjeshte, por as e pamundur. Financat me ne fund do i ekuilibroni dhe do jeni te qete.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Do merreni vesh për mrekulli me partnerin tuaj dhe mundet te bëni edhe plane afatgjata për te ardhmen. Toleranca dhe mirësjellja e partnerit do ju lere me goje hapur. Beqaret do realizojnë plot takime, por asnjeri prej tyre nuk do ju duket aq interesant sa për t’i çuar me tej. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi dhe nuk do keni asnjë lloj problemi ne këtë sektor.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Dite goxha e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do gjendeni para sfidave goxha te vështira dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa pasi sot mundësitë nuk do jene te mira. Për buxhetin do keni mbështetjen e te afërmve dhe miqve. Ata nuk do ju lënë asnjë moment ne balte.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Do mbylleni ne vetvete gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe nuk do doni as te flisni me partnerin. Kjo mund ta përkeqësoje disi marrëdhënien mes jush pasi partneri nuk do dije çfarë te mendoje. Beqaret do realizojnë një takim te papritur i cili mund t’ua ndryshoje njëherë e mire te ardhmen. Me buxhetin duhet te jeni me te matur se kurdoherë, pasi çdo gabim mund t’iu çoje ne katastrofe.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Ka mundësi qe sita e sotme te jete e paqëndrueshme për ju te dashuruarit, Here pas here mund te përjetoni edhe çaste tensioni dhe nuk do dini çfarë te bëni. Beqaret do bëjnë edhe gjera te ekzagjeruara vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre. Do ja dalin mbanë, por serish nuk do ndihen te qete. Buxhetin do e keni me tepër nen kujdes, por gjithsesi situata ende nuk do stabilizohet sa duhet.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Qielli i dashurisë do jete pa re gjate kësaj dite. Nuk do keni asnjë debat me partnerin, përkundrazi për gjithçka do merreni vesh edhe vetëm me shikime. Beqaret do arrijnë te realizojnë takimet e ëndërruara dhe çdo gjë do ju ndryshoje si me magji. Hëna do ketë ndikim te madh tek financat dhe do ju ndihmoje t’i zgjidhni edhe problemet qe ju kishin ndale me herët.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Dite pasionante dhe e mbushur me emocione fantastike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shume nga ëndrrat tuaja me te bukura do mund te realizohen. Beqaret nuk do arrijnë dot te krijojnë një lidhje, por për fat do kenë disa njohje fantastike qe shume shpejt do ua ndryshojnë jetën. Buxheti do përmirësohet fale një ndihme te madhe qe do iu japin disa te afërm.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Rutina ka rrezik te jete mbytëse sot për juve qe jeni ne një lidhje dhe shpesh do ndiheni keq. Flisni sa me hapur me atë qe keni ne krah sa me pare te mundeni dhe gjeni një zgjidhje. Beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak pa u munduar e pa u lodhur shume. Financat do jene tej mase te trazuara. Shmangni çdo lloj investimi nëse nuk doni te mbeteni me duart bosh..
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Dite me e begate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mund t’i shprehni edhe me tepër ndjenjat për njeri-tjetrin dhe emocionet do shtohen. Beqaret duhet te qëndrojnë larg personave qe sapo janë ndare nga dikush tjetër sepse përndryshe do lëndohen. Financat nuk do jene aspak te këqija. Përfitoni për te bere ndonjë investim te domosdoshëm
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Komunikimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot për juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do ju dalin aspak te papritura me partnerin dhe nuk do keni probleme. Beqaret vështirë se mund ta ndryshojnë statusin e tyre sado qe mund te bëjnë sakrifica. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe duhet te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.