Gazetari Artan Hoxha në rubrikën “Opinion” në News 24 ka treguar edhe detaje të reja përsa i përket çështjes së arrestimit të Klement Balilit.
Në lidhje me këtë çëshje ai tregon se policia ka ngritur një grup të posaçëm që ka specialistët më të mirë të policisë së shtetit, të cilët kanë detyrë që fillimisht ta indentifikojë Klement Balilin dhe më pas ta arrestojnë.
“Policia gjatë ndërhyrjës në banesën dhe kompleksin e Balilit ka marrë kamerat e sigurisë. Në kompleks nuk kishte pamje filmike nga kamerat, ndërsa ato të banesës janë sekustruar dhe janë në laburator. Serveri i vetëfshihin në banesë pamjet njeherë në tre muaj. Kështu policia mund ta gjejë nëse ka qënë në banesë apo jo”, u shpreh ai.
Hoxha rrëfeu më tej se policia shqiptare është e përgatitur që ka të bëjë me një person që është e vështirë për ta kapur dhe se ka shumë lidhje.
“Balili është një njeri shumë i rëndësishëm. Komuniteti nuk jep informacion për të. Policia nuk ka vendosur shpërblim për informnatorët që të tregojnë për Balilin dhe më pas të kapet ai”, u shpreh gazetari. (J.V/Shuplaka)