13:24 | 24/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet më tej në tremujorin e fundit

14:11 | 18/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet më tej në tremujorin e fundit

Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm pritet të ulet më tej në tremujorin e fundit të vitit.

Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën e afërsisht 80 miliardë lekëve, në rënie me 3.6% krahasuar me tremujorin e tretë dhe në rënie me 4.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia do të jetë veçanërisht e theksuar për muajin dhjetor, kur Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka planifikuar huamarrje totale në vlerën e 16.5 miliardë lekëve, 42% më pak krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

Gjatë këtij viti, qeveria ka shfrytëzuar kushtet më të favorshme të financimit që ka ofruar treguar i brendshëm për të siguruar pjesën më të madhe të huamarrjes së planifikuar vjetore. Madje, në gjysmën e parë të vitit huamarrja ka qenë edhe më e lartë se ajo e parashikuar në kalendar, falë kërkesës së lartë të tregut për instrumentet e borxhit të qeverisë dhe yield-eve në rënie.

Gjithashtu, në muajin qershor të këtij viti, Shqipëria realizoi edhe emetimin e Eurobondit të radhës prej 600 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare. Kjo shumë do të përdoret pjesërisht për të mbuluar deficitin buxhetor të këtij viti dhe pjesërisht për të shlyer një pjesë të Eurobondit të mëparshëm, që parashikohet të maturohet në vitin 2025.

Gjendja e buxhetit të shtetit nga të dhënat e deritanishme është në suficit të zgjeruar, me rreth 45 miliardë lekë deri në fund të 7-mujorit. Suficiti madje është rritur me rreth tre herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Siç ndodh zakonisht, pritet që i gjithë deficiti i planifikuar vjetor të shpenzohet në muajt e fundit të vitit.

Një kërkesë më e ulët e qeverisë për financim në teori është një faktor që i mban të ulëta presionet për rritjen e yield-eve. Yield-et e instrumenteve të huamarrjes së brendshme kanë ndjekur një tendencë në rënie gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ndërsa kanë qenë relativisht të qëndrueshme gjatë tremujorit të tretë. Vetëm gjatë muajit shtator janë vërejtur disa sinjale për rritjen e yield-eve, por vetëm në instrumentet afatgjata, kryesisht obligacionet 5-vjeçare dhe 7-vjeçare.

Për tremujorin e fundit tregu është në pritje të sinjaleve të reja që do të vijnë nga Banka e Shqipërisë. Deri tani gjatë këtij viti, banka qendrore e ka rritur vetëm njëherë normën bazë të interesit dhe aktualisht ajo qëndron në nivelin 3%, ndër më të ulëtit në Europë. Një nivel i tillë i normës bazë, pavarësisht inflacionit që ngelet sipër objektivit, shpjegohet kryesisht me forcimin e Lekut në kursin e këmbimit, por pjesërisht edhe me politikën fiskale shtrënguese që ka ndjekur qeveria shqiptare./Monitor.al

Pas

Kryqi i Kuq dërgon ndihmë humanitare në Karabak

Para

Censi i Popullsisë dhe Banesave, drejtoresha e INSTAT: Procesi sipas pritshmërive

Para
Censi i Popullsisë dhe Banesave, drejtoresha e INSTAT: Procesi sipas pritshmërive

Censi i Popullsisë dhe Banesave, drejtoresha e INSTAT: Procesi sipas pritshmërive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Zgjedhjet në Kukës, deri në orën 12:00 regjistrohet 19.96% pjesëmarrje në votime

Sulmet në veri të Kosovës, reagon dhe Rama: Këmbana më e madhe e alarmit deri më sot

Me uniformë dhe autoblinda, Kurti nxjerr fotot e personave të armatosur në Zveçan

Sulmet në veri, Kurti në konferencë: Janë rreth 30 persona të armatosur, profesionistë ushtarakë

Përdorimi i lëndëve piroteknike dhe aktet e dhunës në stadiume, Balla takim me presidentin e FSHF-së dhe drejtorin e policisë

“Sulm terrorist në Liposaviq”, Berisha reagon për vrasjen e policit në veri të Kosovës: Akt i frymëzuar nga ultranacionalistët në Beograd

Zgjedhjet në Kukës, voton Emri Vata: Sot ditë e shënuar për të ardhmen e Kukësit

Vrasja e policit në Leposaviq, reagon dhe ambasadori i SHBA, Hovenier:Po monitorojmë situatën dhe dënojmë këto akte dhune kundër autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës

9 zjarrvënie të qëllimshme dje në Fier, arrestohen 5 persona

Ndezën zjarr në Panaja dhe Mifol, arrestohet një shtetas dhe procedohet një tjetër

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.