06:59 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet në tremujorin e dytë

14:46 | 22/03/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet në tremujorin e dytë

Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të ulet në tremujorin e dytë.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e përgjithshme e huamarrjes e planifikuar për tu siguruar nëpërmjet emetimit të instrumenteve financiarë do të jetë 96.5 miliardë lekë, duke përfshirë këtu edhe rifinancimin e borxhit të maturuar.

Vlera e huamarrjes së qeverisë pritet të lehtë lehtësisht më e ulët krahasuar me vlerën prej pothuajse 109 miliardë lekësh të tremujorit të dytë të vitit të kaluar. Diferenca me tremujorin e dytë të vitit të kaluar lidhet kryesisht me emetimin, një vit më parë, të obligacioneve dyvjeçare në euro në tregun e brendshëm, për një shumë prej 100 milionë eurosh (afërsisht 12 miliardë lekë, me kursin e një viti më parë).

Ndërkohë, diferenca në vlerën e huamarrjes pritet të jetë edhe më e lartë krahasuar me tremujorin e parë të vitit. Për tremujorin që po mbyllet qeveria ka planifikuar një huamarrje të përgjithshme në vlerën e 121 miliardë lekëve. Por, në fakt, në shumicën e ankandeve të zhvilluara këtë tremujor shuma e financuar ka qenë më e madhe se ajo e planifikuar.

Ministria e Financave ka shfrytëzuar likuiditetin e lartë në treg dhe yield-et në rënie për të rritur shumë e emetimeve deri në limitin prej 15% të shumës, që lejon kuadri nënligjor që rregullon emetimin e instrumenteve të borxhit në tregun e brendshëm. Për këtë arsye, vlerësohet se shuma e financuar ka qenë ndjeshëm më e lartë se vlera e planifikuar prej 121 miliardë lekësh.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit, kërkesa e qeverisë për borxh pritet të jetë më e ulët. Ulja e huamarrjes përkon edhe me një ndryshim të pritshëm në kushtet e tregut të brendshëm financiar. Banka e Shqipërisë ka frenuar rritjen e normave të interesit që prej muajit nëntor, duke mbështetur një cikël korrigjimi në rënie të yield-eve të bonove dhe obligacioneve.

Pas rritjes së fortë që regjistruan deri në muajin nëntor, në vijim yield-et kanë pësuar një rënie të ndjeshme për të gjitha instrumentet. Por, ky cikël korrektues tashmë mund të jetë pranë fundit. Tashmë, rritja e yield-eve reflekton në masë të përafërt rritjen e normës bazë të interesit.

Në muajt në vijim, pritet që Banka e Shqipërisë të rifillojë normalizimin e politikes monetare dhe rritjen e normave të interesit. Këto lëvizje do të pasqyrohen edhe në yield-et e titujve të borxhit qeveritar, që me shumë të ngjarë do të rriten sërish në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas buxhetit të vitit 2023, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuara për tu financuar në tregun e brendshëm është 25 miliardë lekë, 24% më pak krahasuar me vitin 2022. Ulja e huamarrjes së brendshme është e lidhur, në radhë të parë, me parashikimin në ulje të deficitit buxhetor.

Për vitin 2023, deficiti i buxhetit parashikohet në vlerën e 55.5 miliardë lekë, në rënie me pothuajse 34% krahasuar me planin e këtij viti. Në terma realë, deficiti pritet të bjerë në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 4.1% për vitin 2022. Shpenzimet për interesa në buxhetin 2023 parashikohen në vlerën 60.9 miliardë lekë, në rritje me 20% krahasuar me vitin 2022. /MONITOR

Pas

‘Televotimi mund të prishet, ja kush rrezikon’, Arbër Hajdari rreth nominimit “kokë më kokë” të Oltës dhe Kiarës

Para

Muaji i shenjtë i Ramazanit, Kalaja: Muaj i begatë dhe i bekuar, besimtarët e presin me shumë mall e dashuri

Para
Muaji i shenjtë i Ramazanit, Kalaja: Muaj i begatë dhe i bekuar, besimtarët e presin me shumë mall e dashuri

Muaji i shenjtë i Ramazanit, Kalaja: Muaj i begatë dhe i bekuar, besimtarët e presin me shumë mall e dashuri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.