Në Greqi një 17 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht teksa udhëtonte me motor. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, 23 gusht 2017, në Perigiali Lefkada.
Burimet nga policia greke thanë se i riu humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një bordurë.
Në motor 17-vjeçari ka qenë bashkë me një 18 vjeçar shqiptar, i cili mësohet se ka mbetur i plagosur. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. (J.V/Shuplaka)