Volejbolli përsëri në zi, mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta Robert Borova. Familja e Volejbollit ka humbur një tjetër figurë të saj. Robert Borova ish-lojtar i Partizanit deri në vitet 80-të. Bashkëlojtar me Fagun,Rusin,Domin,Tomorrin, Lulushin, Duravakun, etj. Borova është një nga lojtarët që do të bënin epokë ne vitet 1973-1974 teksa do të eliminonin Italianët e Ruinit, disa herë Kampion i Shqipërisë e fitues të Kupës së Shqipërisë.
Kontributi i Borovës do të ishte më pas dhe si trajner i të kuqve te Partizanit apo dhe i Teutës e Erzenit. Kjo është një humbje e madhe për volejbollin shqiptar. Federata Shqiptare e Volejbollit nga ana e saj i ka shprehur ngushëllimet familjes Borova për këtë humbje. (E.K/SHUPLAKA)