Një drejtues ka humbur kontrollin e mjetit të tijë dhe ka dal nga rruga.Shtetasi me iniciale K.F i cili ishte dhe drejtues i mjetit BMV po kryen veprimet e mëtejshme procedurale .
Pasagjeri i cili udhëtonte me të shtetasi A. G ka marrë plagë të lehta u transportua për në spitalin e Korçës ku po merr edhe mjekim.
Njoftimi i Policisë:
Devoll/Sot rreth orës 13:45, në aksin rrugor Bilisht-Poloskë, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip “BMV”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi A. G., pasagjer në automjet, i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit K. F., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve.