07:56 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Humbi shikimin në moshë të re, mbaroi 2 universitete. Burri surprizon dashurinë e jetës së tij

22:37 | 27/04/2019
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humbi shikimin në moshë të re, mbaroi 2 universitete. Burri surprizon dashurinë e jetës së tij

Dëshira dhe vullneti i një njeriu për të ecur përpara dhe për të qenë si të gjithë të tjerët ishte pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur” këtë mbrëmje.

Kjo ishte historia e Frrokut, i cili në moshë të re kishte humbur shikimin për shkak të shpërthimit të një granate të vjetër italiane, të cilën e kishte gjetur në oborrin e shtëpisë së tij.

Pavarësisht mungesës së shikimit, Frroku nuk ishte dorëzuar që të realizonte ëndrrat e tij. Ai kishte përfunduar dy universitete dhe në moshën 29-vjeçare ishte njohur me Gjelinën. Frroku në studio rrëfeu se Gjelina i kishte qëndruar pranë, ishte kujdesur dhe kishte luftuar bashkë me të që të realizonin dëshirat e tyre.

Frroku kIshte zgjedhur këtë program për ta falënderuar Gjelinën për dashurinë dhe mbështetjen që i kishte dhënë që në momentin që ishin njohur.

“Të kam thirrur për të të shprehur dashurinë dhe mirënjohjen që më ke dhënë gjatë gjithë këtyre viteve që kemi kaluar së bashku. Ti ke qenë gjithmonë pranë meje në çdo hap që kemi hedhur deri tani. Ti ke sakrifikuar shumë dhe nuk je ankuar asnjëherë!”, u shpreh ai.

Gjelina rrëfeu takimin e parë me Frrokun dhe sesi kishte lindur dashuria midis tyre. Gjithashtu ajo shtoi: “Të ishin të gjithë si Frroku, kjo botë do të ishte më e mirë! E falënderoj për surprizën, por ajo që unë bëj vjen nga dashuria.”

Etiketa: Dua te te bej te lumturfrrokugjelina
Pas

Ish-kryetari i KQZ-së: Regjistrimi i Bindjes Demokratike në zgjedhje i paligjshëm

Para

Ledina Çelo i vë “flakën” skenës, kërcen si e “çmendur” mbi tavolinë (Video)

Para
Ledina Çelo i vë “flakën” skenës, kërcen si e “çmendur” mbi tavolinë (Video)

Ledina Çelo i vë “flakën” skenës, kërcen si e "çmendur" mbi tavolinë (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stuhia e pluhurit shkakton alarm portokalli në 13 provinca iraniane, shkollat dhe zyrat mbyllen

Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane për pushimet verore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.